Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

117 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti, 7 arsye per te mbajtur Stramaccioni-n

Moratti, 7 arsye per te mbajtur Stramaccioni-n
Ardis
  • On 10/04/2013, 11:04

Massimo Moratti nuk ka pasur kurre nje lidhje kaq te afert me nje nga trajneret e eij, sic e ka me teknikun aktual zikalter, Andrea Stramaccioni. Presidenti zikalter, ne fakt, kohet e fundit e ka konfirmuar per te disaten here ne kete sezon qe Strama nuk rrezikon te humbase vendin e trajnerit, pavaresisht se vendi i trete tashme eshte i pamundur per t`u realizuar.

Jane shtate arsye ne te cilat shpjegohet pse numri 1 i rruges Vittorio Emanuele, nuk kerkon qe ta largoje trajnerin e ri.

1. Eshte akoma pjesa finale e sezonit per t`u luajtur. Ne rast fitoreje ndaj Romes ne ndeshjen per Coppa Italia, mund t`i jape garanci me shume per te qendruar ne pankinen zikalter. Ne shtepine e BISCIONE-s te gjitha po punojne for per te arritur te pakten kete objektiv.

2. Besimi ne nje trajner te ri por edhe premtues, ne gjendje qe te rinisi nje projekt te ri fitues nuk eshte kurre e tepert. Mbeshtetja publike ndaj Strama-s, ka bere qe te karikoje per te disaten here mr. romanjotin, edhe njehere i gatshem per te bere me te miren per kauzen.

3. Stramaccioni ka qene nje zgjedhje precize e Moratti-t, me i ndergjegjshem se kurre, se trajneri i tij ka nevoje qe te gaboje. Zgjedhja e tij ishte nje rrezik, por Moratti ka mbajtur pergjegjesi absolute. Edhe ne rastet e inkurajimit.

4. Kritikat qe Massimo Moratti shpesh here ia ka drejtuar dirigjences se shoqerise. Te jep pershtypjen se Moratti eshte vetedijshem qe te gjitha problemet kete sezon nuk e kane lene teknikun roman te perqendrohet plotesisht ne punen e tij, duke u marre edhe me probleme qe nuk ishin pjese e detyrave te tij.

5. Fati i keq i Inter-in quhet ndryshe «FAKTORET E JASHTEM», ku nder keta eshte gabimet arbitrare, ka edhe ajo peshen e vet ne vleresimet e presidentit. Inter-i eshte demtuar nga keto gjera me 7-8 pike ne klasifikim, ku mund te ishte nje hap afer zones se Champions-it.

6. Blerjet per sezonin e ri (Andreolli, Campangaro, Botta, Laxalt dhe Icardi) te japin pershtypjes se projekti per te ardhmen eshte i lidhur me Stramaccioni-n, e cila eshte nje liste shume e arsyeshme sesa e shtrenjte, me parametrat qe kerkon FPF ne keto kohe, dhe mbi te gjitha ne nje vit qe nuk u arrit dot te hyje ne zonen Champions. Gjithsesi Strama eshte nje teknik qe eshte marre shpesh me lojtare te rinj.

7. Ne rast te nje deshtimi total ne kete pjese te fundit te sezonit nuk eshte e thene qe trajneri aktual duhet te paguaje komplet pasojat: ne kete rast analizohet «SI?» dhe «PSE?» te ketij deshtimi te mundshem. Eshte e dukshme qe te gjithe emrat qe qarkullojne per pasardhesin e Strama-s (nga Mazzarri tek Blanc) nuk bindin mjaftueshem dhe nuk jane marre seriozisht ne konsiderate.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.