Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,674 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Autonomia? “Me pare nuk ishte e mundur. Per Kovacic dhe Boterorin…”

Moratti: “Autonomia? “Me pare nuk ishte e mundur. Per Kovacic dhe Boterorin…”
Ardi Deda

Corriere dello Sport ne numrin e saj te sotem na sjell deklaratat e presidentit te nderit zikalter Massimo Moratti qe, me rastin e ekspozites te djeshme ne Palazzo Sormani dedikuar ndaj te madhit Armando Picchi, ka folur per financimin e fundit te klubit dhe per kalimin e garancive bankare tek vete Inter ku me pare ishin ne emer te numrit nje interist: “Isha i pergatitur per kete. Mendoj qe eshte pozitiv fakti qe shoqeria te jete vete nje garanci. Do te thote te kesh nje impenjim me shume dhe nje menyre per ti mundesuar shoqerise, ne vitet e ardhshme, te kete autonomine e saj. Veteadminstrim? Me pare nuk ishte e mundur, bankat ushtronin presion dhe une isha i perfshire personalisht”.

Moratti, me pas, vazhdon duke folur per merkaton – “E pranoj qe ndonjehere me vjen ne mendje emri i ndonje futbollisti qe do te me pelqente te merrja ne vend te nje tjetri, por ndoshta mund te jap ndonje sugjerim (qesh)”.

Per Boterorin – “Jam kurioz te shoh se si do te shfaqet Kovacic dhe me pas pres surprizen”.

Per Andrea Stramaccioni, qe se fundmi eshte bere trajner i Udinese – “Jam i lumtur qe ka gjetur nje vend tek Udinese. Ketu tek Inter ka bere nje fare eksperience dhe jam i lumtur qe eshte se bashku me Stankovic: nje djalosh i jashtezakonshem, qe ka manifestuar gjithmone nje entuziazem te madh”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.