Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,382 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti Barcelones: “Handa? 30 milion ose nuk behet” Nese largohet…

Moratti Barcelones: “Handa? 30 milion ose nuk behet” Nese largohet…
Xhorxh Gellci

23 nuk mjaftojne. Kjo ka qene pak a shume pergjigjia e Massimo Morattit kunder sulmit te Barcelones per te marre Samir Handanovic. Per kete flet sot Gazzetta dello Sport, sipas te ciles, Barca ka ofruar plot 23 milion per numrin nje zikalter. Gjithsesi, Moratti pasi eshte konsultuar me Branca dhe Ausilio eshte pergjigjur ne menyre negative.

Negative, por jo plotesisht, sipas gazetes. Nje mbyllje jo e plote, sepse pas ‘Jo-se’ per 23 milionet, drejtuesit e Barcelones kane degjuar te thuhej se me 30 milion, marreveshja mund te arrihej, ndoshta duke futur brenda totalit edhe ndonje shkembim te aprovuar nga Mazzarri (Bartra, Montoya, Sanchez).

Gjeja me e sigurt eshte se shitja e Handanovic do te sillte ne kasat zikalter jo me pak se 30 milion, shifer qe korrespondon me ate qe Interi ka humbur per shkak te mungeses se kualifikimit ne Champions: rastesi?

“Po zevendesuesi i mundshem?” – pyet Gazzetta. “Marchetti pelqehet shume, por Lotito e vlereson shume, dhe edhe pse Interi do te merrte shume nga shitja e handanovic, do qe keto ti shpenzoje ne reparte te tjere (Zuniga, Basta dhe mesfushori qendror) ne vend qe ti investonte per nje portier. Sigurisht, Bardi do te kthehet. Nga Brazili tregojne per nje oferte prej 4.5 milionesh per portierin e Santos Rafael, i vitit 1990.

Si perfundim, gjithcka eshte per tu vendosur, dhe buxheti i merkatos do te pesoje ndryshime here pas here, edhe ne baze te shitjeve. Por per momentin, 23 nuk mjaftojne.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.