Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

728 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Belfodil eshte afer, asnje oferte per Ranocchia. Guardia di Finanza..”

Moratti: “Belfodil eshte afer, asnje oferte per Ranocchia. Guardia di Finanza..”
Xhorxh Gellci

Massimo Moratti ka folur per viziten e Guardia di Finanza te ndodhur sot ne mengjes ne zyrat e Interit dhe te shume shoqerive te tjera (per te lexuar lajmin mbi hetimin nga GdF, kliko ketu). Ja fjalet e marra nga websiti zyrtar i Interit:

Cfare lajme vijne nga zyrat ne lidhje me mbledhjen e dokumentave dhe provave per te provuar ate cka po hetohet nga Guardia di Finanza?

“Nuk ka qene dicka e tille. Ka qene nje kerkese e thjeshte per dokumenta. Eshte dicka e ndryshme nga ajo qe thate ju, eshte dicka qe e kane bere 40 shoqeri, keshtu na ka takuar edhe ne.”

Si president i nje skuadre futbolli kaq te rendesishme, cfare ndjeni per nje hetim qe perfshin kaq shume shoqeri?

“E kam marre vesh vetem tani. Eshte e qarte qe ka disa motive per te cilat jane vizituar gjithe klubet. Une nuk kam ate profesion. Keshtu qe do e kuptojme me vone perse behet fjale.”

Mund t’u pyesim nese mbledhja e dokumentave i perket edhe ndonje lojtari te blere nga Inter?

“Tek Interi do te mbledhin ato dokumenta qe u interesojne, tek Napoli ato te Napolit, tek Milan ato te Milanit e keshtu me rradhe.”

Behet fjale per dokumenta te lidhura me merkaton?

“Jo, jane dokumenta te shkuara besoj. Asgje per t’u shqetesuar.”

Mbi merkaton e Interit ka ndonje te re ne kete faze? Flitet se Belfodil eshte shume prane tani.

“Ato qe shkruani ju ne gazeta pak a shume jane te verteta.”

Dicka tjeter: keni ndonje oferte nga Rusia per Andrea Ranocchia?

“Jo.”

Po per Samir Handanovic?

“Jo. Asgje deri tani.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.