Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,224 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Curva Nord inteligjente. Vitin tjeter kemi objektiv Scudetton.”

Moratti: “Curva Nord inteligjente. Vitin tjeter kemi objektiv Scudetton.”
Xhorxh Gellci

Sot ishte dita e festes te pervitshme te Curva Nord, e cila zhvillohet nje here ne vit ne ambjentet afer stadiumit Giuseppe Meazza. Megjithate, surpriza kete vit ka qene pjesemarrja e Presidentit Moratti, i cili si asnjehere tjeter, ka marre pjese per te treguar mbeshtetjen ndaj Ultras-ve te Interit, duke bere nje deklarate shume domethenese:

Kam dashur te jem ketu, per t’u falenderuar te gjitheve per menyren se si e keni mbeshtetur skuadren ne nje moment jo te lehte. Edhe une kam vuajtur shume. Protestat e Curva Nord kane qene inteligjente, kur ka qene kontestimi me 12 pyetjet mua me eshte dukur shume i qyteteruar, dhe ndoshta une ne vendin tuaj do te kisha shkruar edhe me keq dhe do vershelleja veten (qesh). Keshtu qe ju them: JU LUMTE! Dua t’ju them se jam shume i afeksionuar me menyren si jeni sjelle, keni patur nje sjellje speciale, te cilen e kemi vetem ne, eshte sjellje prej INTERI.

Presidenti vazhdon edhe me tej duke folur per objektivat: “Me keto fjale qe thashe me lart nuk dua te perfitoj dhe te qetesoj situaten: sezonin e ardhshem do ta fillojme me objektivin per te fituar kampionatin. Falenderimi im eshte thjesht sepse keni patur durimin e duhur por edhe nje dashuri te madhe per skuadren. Keni nje pasion qe nuk e gjej ne asnje shoqeri apo skuader tjeter. Jeni te vecante per kete, vetem ju dini te silleni keshtu!

Persa i perket kerkesave specifike te merkatos, i pyetur nga gazetaret, Moratti eshte pergjigjur: “Kemi nje skuader te mire qe duhet te beje me mire se vitin e shkuar, do te blejme aty ku kemi nevoje. Oferta per Guarin? Guarin eshte me te vertet nje lojtar shume i forte” – ka mbyllur presidenti.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.