Moratti: “Derby me ka pelqyer, pune e mire nga Mancini. Vendi i trete…”
Massimo Moratti nuk flet keq per derbyn, perkundrazi. Ish presidenti zikalter thote se eshte i kenaqur nga prova e skuadres zikalter.
“Me ka pelqyer ndeshja dhe Interi nuk ka luajtur keq. Edhe pse Mancini ka ardhur tani eshte duke bere nje pune te mire.” Objetkivi mbetet vendi i 3-te: “Nuk e di nese do ta arrijme ose jo, varet se si lojtaret do te adaptohen me Mancinin dhe nga lojtaret qe Mancini do te kete ne dispozicion.” Mbi ndryshimin e modulit Moratti eshte i qarte: “Mendoj se nevojiten disa lojtare.”
Mbi entuziazmin qe ka sjellur Mancini: “Mendoj se eshte pritur, sepse ka sjell shume fitore; dhe pastaj ndryshimi sjell gjithmone dicka me shume kur ka nje moment pergjumje.”
Pse nuk keni qene ne stadium? “Nuk kam mundur.” Ne fund flet edhe per faljen e Andrea Agnellit per Moggin, Moratti preferon te jap nje no comment: “Nuk do te flas per kete.”