Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

462 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Diskutimi mbi aksionet eshte relativ. I rendesishem projekti.”

Moratti: “Diskutimi mbi aksionet eshte relativ. I rendesishem projekti.”
Xhorxh Gellci

Dje ne mbremje, sic u kemi treguar, presidenti Massimo Moratti ka folur ne dalje nga Keshilli i Administrimit me gazetaret ne pritje duke folur per merkaton, bilancin dhe per bleresit indoneziane duke thene: “Ka nje deshire te perbashket dhe eshte ajo per te miren e Interit.” Kurse tek gazetaret e shtypit te shkruar, sic raporton Corriere dello Sport, ka shpjeguar: “Diskutimi i aksioneve eshte relativ sepse ne kete moment na intereson te arsyetojme mbi te gjitha per projekte, mbi linjat qe duhet te ndjeke skuadra dhe shoqeria. Jemi ne nje faze njohjeje, dhe nese do te dale ndonje gje e rendesishme per Interin do te ishte shume mire, edhe sepse duhet te punojme bashke.” Mbi stadiumin ka shtuar: “Duhet te jete vazhdimesia e nje forcimi te shoqerise dhe jo thjesht nje spekullim.

Nuk ekziston asnje plan kohor, nuk ka nje date te fundit per te mbyllur operacionin. Por javen e ardhshme, presidenti interist do te takoje Thohir dhe do te kuptohet me shume mbi te ardhmen zikalter. Tratativa nuk eshte ndalur kurre dhe ndjesia eshte, edhe duke u bazuar ne keto fjale, se shitja qe do behet nuk do te jete e shumices te aksioneve. Manjati indonezian do te marre ate cka i duhet, pra do te behet aksioneri numer 1 i klubit, apo Moratti do te rezistoje dhe revolucioni do te jete gradual? Ne cdo rast, jemi shume prane nje kthese historike…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.