Moratti: “Dje mendova Priscon. Nese do te kishte perfunduar 0-0, do i kisha 2 fjale me Spallettin per…”
Massimo Moratti ka dhene nje interviste ne Radio Anch’io Lo Sport.
Presidenti legjendar i Interit ka komentuar keshtu fitoren ne derby, duke i kushtuar disa fjale edhe avokatit Prisco.
Ja fjalet e tij per Radion e famshme italiane:
“Sapo ka realizuar Icardi kam menduar menjehere per Prisco-n. Kjo ishte pikerisht nje ndeshje prej avokati Prisco.”
”Dhe nuk eshte si te gjithe te tjerat, ishte ndeshja ideale per te”.
Moratti ka folur per mungesen, ne derby, te Lautaro Martinez:
“Mbi faktin e Lautaro-s nuk do te doja te behesha polemik.”
“Por nese do te mbaronte ndeshja 0-0, do te kisha thene ‘pse nuk e futi ne loje Lautaro-n’.”
“Une e pres Lautaro-n, sepse mendoj se liron Icardi-n. Por nuk e bej une taktiken dhe gjysma e se keqes qe eshte Spalletti, qe arriti te fitonte”.
Keto kane qene fjalet e Morattit qe edhe njehere tjeter tregon qarte qe i ndjen ndeshjet ende si nje tifoz i cmendur.
Ai gjithmone ka pasur pike te dobet te rinjte amerikano latin per Interin e tij fhe kete gje e ka treguar ne me shume se nje rast.