Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,903 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Do t’i duhen vite Interit dhe Milanit për t’u rikthyer në majë”.

Moratti: “Do t’i duhen vite Interit dhe Milanit për t’u rikthyer në majë”.
Rinor Sopaj

Që nga Nëntori i vitit 2013 ai nuk është më president i Interit, dhe jo shumë larg ai dha dorëheqje nga pozita e presidentit të nderit, megjithatë ai vazhdon ta përcjell klubin nga afër dhe vazhdon të flas për të. Massimo Moratti flet gjithashtu në një intervistë për gazetën franceze L’Equipe, se si ndihet në këtë periudhë të vështirë për klubin e tij të zemrës dhe futbollin italian dhe në të njejtën kohë shpjegon arsyet e vendimit të tij.

Pse zgjodhe që të investosh në futboll?
“Unë jam një njeri që udhëhiqet nga pasioni, kjo është arsyeja e vetme se pse një njeri duhet të investojë në futboll. Nëse e bën vetëm për para, atëherë më mirë mos ta bëj fare. Në të njejtën kohë, edhe ata që duan të humbin, mund të hyjnë gjithashtu”.

Dhe pse vendose të tërhiqesh?
“Ishte gjëja që duhet bërë pas të gjithë atyre viteve. E pata planifikuar që të qëndroja për pak kohë, por pas dhjetë vitesh, fillova të fitoj, dhe pastaj u bë më e vështirë për mua që të largohesha. Qëndrova edhe për disa vite të tjera. Por për një kompani është mirë, që në një pikë, të ndryshojnë njerëzit dhe vizioni. Dhe pastaj ne gjithashtu kërkuam për investitorë”.

Por a merrni edhe ju vendime tani?
“Jo. Të gjithë janë mjaft të sjellshëm dhe më pyesin për ide dhe këshilla por unë nuk vendosi asgjë. Pastaj, janë disa klauzola që më detyrojnë të marrë vendime në disa gjëra të caktuara, si p.sh. sponzorizimi i agjensive të bastit, gjë që nuk e doja kurrë. Por papritur, më thanë të nxitoj dhe ta bëj”,(qesh).

“Tripleta” e interit duket shumë larg. A ishte fundi i një modeli ekonomik?
“Ishte një situatë shumë më ndryshe. Një person i cili e simbolizon shpresën, gëzimin dhe jetën e një klubi. Ne nuk ishim i vetmi klub i cili po punonte në atë mënyrë. Futbolli italian ka përjetuar shumë momente të mëdha falë këtij modeli ekonomik. Në futboll, artistët, shou, ëndrrat, kënaqësia duhen patjetër. Kështu që më të vërtetë duhet të shpenzosh shumë pasi baza përbëhet nga kampionë të mëdhenjë”.

Sipas jush, Interi dhe Milani a mund të krahasohen?
“Po, edhe pse Milani i bën investimet përmes kompanisë. Por ishte gjithashtu një person i cili i merrte paratë nga kjo kompani dhe i investone në klub. Kriza i ka bërë gjërat më të vështira, sepse nuk mund të jesh më bujar dhe të shpenzosh si më përpara. Dhe për një klub i cili është mësuar të shpenzoj ky është një ndryshim radikal”.

Duke shikuar mbrapa, a mendoni se ju nuk keni qenë në gjendje që të zvogëloni shpenzimet?
“Ju nuk duhet të besoni se neve na ka pëlqyer të shpenzojmë aq shumë. Por ka një realitet në Itali që duhet marrë në konsideratë, shitjet p.sh., në Angli bëhet mrekulli me to. Në Itali gjejmë gjithmonë vështirësi që të arrijmë në atë nivel, ku të gjithë të shkojnë në stadium të veshur me fanelën e skuadrës që e mbështesin. Nga një vend në tjetrin, doket e konsumatorit ndryshojnë. Në itali shitja e mallrave ka shumë vëshitrësi”.

A pendoheni që nuk keni investuar aq sa duhet në rritjen e lojtarëve të rinj tek Inter?
“Në Inter ne kemi investuar shumë në rritjen e lojtarëve të rinj! Balotelli është një shembull i mirë. Por problemi është tek përfshirja e lojtarëve të rinj në ekipin e parë. Ose duhet të jetë një kampion i madh dhe të luaj, ose ju preferoni një rrugë të sigurt me një lojtar të afirmuar dhe lojtari i ri nuk luan kurrë. E merr atë, e dërgon diku afër, dhe pastaj nuk kthehet kurrë. Duhet disiplinë që këta të rinjë të rriten”.

Pastaj ka probleme edhe me stadiumet.
“Varet nga vendimet e shtetit. Stadiumet të cilat u ndërtuan në Itali në vitet e 90-ta duken si të reja. Në Angli, ata nuk ndërtuan stadiume të mëdha por më modeste. San Siro është një stadium madhështor, por nuk ka performancë optimale. Me një stadium më të vogël, njerëzit do të frikësoheshin nga mundësia e humbjes së ndeshjes dhe pastaj do të bënin rezervimet që të jenë më të sigurt për pjesëmarrjen e tyre në stadium”.

A mendoni se në të ardhmen do rikthehet në majë futbolli në Milano?
“Do të marrë kohë. Sot, futbolli Italian po bën më shumë keq së mirë. Nuk jam i dëshpëruar, por do t’i duhen vite skuadrave nga Milano që të rikthehen në majë. Sot, kanë një distancë mjaft të madhe me klube si Manchester United, Bayern dhe Real Madrid”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.