Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

403 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Duartrokitjet i takojne te shkuares. Mbyllja ne 15 nentor. Thohir do vije…”

Moratti: “Duartrokitjet i takojne te shkuares. Mbyllja ne 15 nentor. Thohir do vije…”
Xhorxh Gellci

Massimo Moratti, me rastin e Asamblese te Aksionereve, ka folur ne mikrofonat e gazetareve te pranishem per tematikat e diskutuara, per vendimet e mara ne lidhje me Keshillin e ri te Administrimit dhe per dashurine, qe edhe nje here tjeter, i ka rezervuar bota zikalter:

Asamble emocionuese, shume duartrokitje dhe shume emocion?
“Me duket shume natyrale ne nje ndryshim te tille, pavaresisht personit qe eshte aty, mund te krijoje reaksion. Me kane pelqyer shume duartrokitjet dhe simpatia e te gjitheve, prandaj jam gjithmone e me shume mirenhohes per te gjithe durimin qe kane patur ne drejtimin tim.”

Si jeni emocionalisht?
“Jam mire, tani duhet te bej kete hapin e rendesishem per kete ndryshimin e bekuar, sepse vetem me fjale nuk mund te ecet perpara.”

Si e imagjinoni veten ne Interin e ri?
“Besoj se nuk do kete ndryshime te medha. Besoj qe te rinjte duan te ndertojne dicka qe te vleje, sepse e dine qe kane ne dore nje makine te rendesishme, te shpejte, dhe duhet te dish ta ngasesh. Duhet te kene kujdes, por une jam i bindur qe i kane te gjithe kapacitetin per te bere mire dhe jam optimist.”

Ke lene te kuptohet qe akoma duhet te vendosni nese do qendroni president…
“Eshte pikerisht keshtu.”

Keto duartrokitje mund t’ju shtyjne drejt te ardhmes?
“Duartrokitjet kane te bejne me te shkuaren, me kenaqin shume, por do mendoj cfare do bejme.”

Ka dicka qe mund t’ju binde?
“Nese fitojme 10 ndeshje rradhazi… (qesh).”

Ne Keshillin e ri te Administrimit do te jeni 8, 3 nga familja Moratti dhe 5 nga Thohir? Kur do behet mbyllja?
“Nisja eshte kjo, mbyllja e gjithckaje do behet ne 12 ose ne 15, me me shume mundesi ne 15.”

Thohir ka folur per Ventolen qe i pelqen…
“E ka thene sepse e njihte me shume sepse ka patur te aferm indoneziane, por besoj se ka qene nje batute e bukur, edhe sepse nuk ka thene qe Ventola ka qene lojtari me i forte i Interit, eshte ndryshe. 

Ka folur edhe per Mazzarrin…
“Flet shume mire per te, edhe sepse i ndjek ndeshjet dhe e di cfare flet.”

Kur ke marre Interin ke thene qe nuk do e lije kurre, dhe ne realitet, eshte keshtu, jeni akoma brenda Interit?
“Objektivisht kemi akoma 30%, jo 0,1% prandaj jemi ketu per te marre pjese aktivisht ne jeten e Interit. Sigurisht nuk jemi jashte dhe duhet akoma te shohim cfare veprimesh do te jene me te vlefshme per skuadren. Duhet te shohim cila forme bashkepunimit eshte me e vlefshme.”

Thohir ka shprehur deshiren te jete ne stadium?
“Po besoj qe do te vije me rastin e Asamblese tjeter, ose disa dite me pare. Besoj qe per Inter-Livorno mund te jete ne San Siro.”

Tani jeni edhe shume konfidenciale, flisni me SMS…
“Tani mos e ekzagjerojme, realisht kam marre 3 sms, por kemi raporte te mira.”

Kur e ke kuptuar qe ishte momenti per te bere kete veprim?
“Prej disa vitesh, rreth 15 afersisht (qesh) pastaj ka ndodhur me vertet.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.