Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

957 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti flet me tifozet dhe i tregon se i preferuari mbetet Icardi: “Lukaku apo Mauro? Une mendoj se Icardi eshte me i mire.”

Moratti flet me tifozet dhe i tregon se i preferuari mbetet Icardi: “Lukaku apo Mauro? Une mendoj se Icardi eshte me i mire.”
Inter Club Staff

Nuk eshte dicka e re qe presidenti legjendar i Interit, Massimo Moratti, ka mbetur shume i afeksionuar me Mauro Icardin pavarsisht ndodhive te fundit ne kampin zikalter. 

Mbase kjo edhe per faktin se Mauro eshte nje nga lojtaret e fundit ne skuader qe jane tek Interi qe nga koha e tij, por natyrisht per nje tifoz si Massimo golat e Icardit nuk mund te harrohen lehte ndoshta.

Gjithesesi, sot mediat kane publikuar disa deklarata te Morattit i cili ndodhet ne Modena ku ka shkembyer disa biseda me disa tifoze zikalter atje.

Ne Piazzen XX Settembre ne Modena, ai u ka thene tifozeve se Conte eshte shume i zoti, por me sa duket ai nuk eshte dakort me Lukakun dhe me largimin e Icardit.

Fjalet e Morattit jane dokumentuar te gjitha nga video e publikuar diten e sotme nga Gazzetta di Modena.

Keto kane qene fjalet e presidentit historik: “Conte eshte shume i zoti, duket kjo gje nga kilometra larg. Ai ka bere nje pune shume te mire. ”

“Ka nje ADN shume te keqe (juventin), por skuadra luan ne nje menyre shume te ndryshme. Me mire dhe me e vendosur ne fushe.”

“Lojtaret kane nje sjellje ndryshe. Loja nuk luhet me ne horizontal si vitin e kaluar. Cfare ka ndodhur me Icardin? Nuk e di as une, ma pyeten tifozet pak me pare.”

“Per mua Mauro Icardi eshte me i forte se Romelu Lukaku. Une e njoh mire Icardin dhe eshte nje djalosh i mbare. Gjithmone eshte sjelle si profesionist i madh. Por nuk e di ne te vertete cfare ka ndodhur brenda ne klub.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.