Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,838 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti i gatshëm ta rimarrë Interin. Pellegrini, Tronchetti dhe aksionari popullor: plani i ish-numrit një.

Moratti i gatshëm ta rimarrë Interin. Pellegrini, Tronchetti dhe aksionari popullor: plani i ish-numrit një.
Rinor Sopaj

Një lajm ndoshta i pamatur mirë nga Gazzetta dello Sport por që po bën bujë në edicionin e saj të sotëm: Massimo Moratti, pas një viti e gjysëm nga largimi i tij nga udhëheqja e klubit si dhe nga shitja e shumicës së aksioneve tek Erick Thohir, ai tashmë është i gatshëm ta rimarrë përsëri Interin. Ish-numri një zikaltër tashmë ka shkuar në një dhomë këshilluese legale për të verifikuar mundësitë që t’i fus edhe tifozët si aksionarë në klub, aksionari popullor. Tani për tani është vetëm një ide, por revolucioni është i mundshëm.

Ky operacion nuk është i lehtë, sepse nuk mund të bëhet me vetëm një investim nga ana e njeriut të naftës por edhe nga disa interistë të tjerë historikë. Mbi të gjithë një tjetër ish, Ernesto Pellegrini, që gjithmonë e ka bërë të ditur se është i gatshëm ta ndihmojë Interin. “Por nuk duhet përjashtuar edhe intervenimin e një miku dhe sponsori si Marco Tronchetti Provera, duke e parë që kalimi i fundit i Pirellit në duart e kinezëve e ka bërë të kthehet në nivele të larta markën zikaltër. Hapi vendimtar do të ishte ai i investitorëve nga Anglia dhe SHBA-ve: Moratti tashmë i ka thënë njerëzve të tij të besueshëm që të kuptojnë se a ka në ato merkato burime të mjaftueshme që të mendojë pastaj ta rikthejë Interin përsëri nën menaxhimin e tij. Do të ishte një operacion më një arkitekturë financiare të ngjajshme me atë që e përdori Thohir”, thuhet.

Është e qartë që gjithashtu duhet të arrihet marrëveshja edhe me Thohir, i cili mund të ishte i interesuar për një dalje të padëmshme nga një situatë e cila po shëndërrohet në një të komplikuar, shumë më ndryshe sesa ai e mendonte në fillim, kur e morri përsipër një markë të famshme në të gjithë botën që besonte që nuk po shfrytëzohej si duhej. Paletat e operacionit financiar të cilat janë nën këmbët e manjatit – një mega huazim prej 230 milionëve, verën e kaluar, pa i llogaritur 60 milionët që do i investojë shumë shpejt – ishin shumë strikte rregullat për kualifikim në Evropë. Kështu, me një skuadër e cila qëndron në pozicionin e nëntë në klasifikim, situata komplikohet edhe më shumë.

Por përse Moratti dëshiron të rikthehet? Jo shumë kohë më parë, ai po provonte t’i shiste edhe 29,5% të aksioneve të klubit që i mbetën familjes, pas ndryshimit të madh më 15 nëntor 2013. Pjesë e atyre që marrin pjesë, por nuk vendosin, nuk po ia arrinë të përshtatet. Është sforcuar në të gjitha mënyrat që ta “veshë” një rol i cili nuk është i tiji, duke shpresuar që cikli i ri i hapur përpara globalizimit do ta ngriste pasurinë e klubit të cilit ai i dha shpirt e para, edhe pse në disa sektorë strategjik – atë komercial më së shumti – ai nuk diti (gjithashtu me pohim të tijin) ta zhvillojë një strukturë të përshtatshme në botën e cila ndryshon.

Gjithsesi, Moratti priste më shumë afërsi nga ana e manjatit, që për arsye të tija nuk mund të jetë në Milano përpara 19 prillit, përkundër faktit që menaxhmenti i jashtëm nuk mund ta ketë të njëjtin pasion të cilin e ka familja Moratti. “Pas shumë endjeve të cilat duhet të arrinin diku, për ta konkretizuar atë e cila për momentin mbetet vetëm një përpjekje, tani është ngjashmëria në mes të rikthimit të Morattit dhe një strukture të re në shoqëri të cilën dëshiron ta fus Thohir. Por edhe kjo mund të ishte problem: në mes të motivit i cili e shtyn Morattin për hapin e madh, qëndron nevoja që t’i jepet klubit një strukturë efikase dhe ndërkombëtare. Pas asaj që ka ndodhur, për MM do të ishte akoma më e lehtë për t’u rikthyer, duke ndryshuar relativisht pak nga kuadrot e korporatës”, përfundon e përditshmja.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.