Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

433 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti i habit te gjithe: “Messi tek Interi? Nuk eshte nje enderr, une e di Interi po e provon. Nuk e di nese do ndihmoje kjo situate.”

Moratti i habit te gjithe: “Messi tek Interi? Nuk eshte nje enderr, une e di Interi po e provon. Nuk e di nese do ndihmoje kjo situate.”
Inter Club Staff

I intervistuar per mikrofonat e Radio Anch’io – Lo Sport, Massimo Moratti ka rindezur endrrat e tifozeve te Interit. 

Ceshtja? Nje e ardhme e Lionel Messit, lojtarit me te mire ne bote me bluzen zikalter. Nje enderr per cdo tifoz te Interit ne bote.

“Mendoj se nuk eshte aspak nje enderr e ndaluar kjo. Nuk ka qene as perpara kesaj fatkeqesie qe ka rene dhe mendoj se klubi po ben nje tentative reale per ta transferuar ate tek Interi.”

“Nuk e di nese situata aktuale mund te ndryshoje ne menyre pozitive apo negative kete objektiv, por duket sikur cdo gje ka ndryshuar ne boten e futbollit.”

“Mendoj se enziston mundesia qe gjerat ti shohim qarte ne fund te sezonit. Por une e di qe Interi po e provon. Lautaro? Duhet pare nese perfshihet apo jo ne situaten per Messin. Sepse ai eshte nje lojtar i nje kalibri te larte.”

RIKTHIMI NE FUSHE – “Po insistohet mbi normalitetin, mbi faktin se sezoni duhet te mbyllet por normaliteti nuk ekziston me, duhet ta pranojne te gjithe qe ka ndryshuar gjithcka.”

“Duhet te kete rregulla te reja, nuk mund te besohet me tek rregullat e vjetra. Duhet te kemi fantazi dhe besim se do te kete rregulla te reja qe do te respektohen.”

“Pyes veten se sa e detyrueshme eshte qe te quhet ky kampionat. Jane bere sforco, e kuptoj, por per te perfunduar kete turne duhet te bejme sakrifica, te ndermarrim rreziqe qe mbase nuk duhet ti ndermarrim.”

“Te mos e perfundojme nga ana tjeter do te sillte probleme te medha ekonomike. Por nese ndodh keshtu, lojtaret duhet te jene te paret qe duhet ta pranojne se sa e rende eshte kjo situate dhe te sakrifikojne.”

“Keto shifra qe mund te kursehen duhet te shkojne ne favor te klubeve dhe sidomos ne favor te futbollit te te rinjve.”

AKADEMITE E KLUBEVE – “Problemi i pare i madh jane klubet e vogla, qe kane edhe akademi dhe qe jane thelbesore qe klubet e medha te ekzistojne: ne nje bote ku do te kete me shume varferi, per futbollin do te thote se do te kete me shume veshtiresi. Per nje femije te luaje futboll mbase perfaqeson nje rruge te drejte sepse ai mund te ndermarre aventura te keqija ne rast se futbolli nuk mbush kohen e tij.”

“Duhet pare cdo gje me kujdes. Nuk duhet lene asgje rastesise sepse rrezikojme qe futbolli te zhduket fare dhe futbolli qe njohim sot te behet nje kujtim i larget.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.