Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

295 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti i hap rrugen shitjes se Lautaros? “E di, nuk mund te ndalosh dot nje lojtar qe…”

Moratti i hap rrugen shitjes se Lautaros? “E di, nuk mund te ndalosh dot nje lojtar qe…”
Inter Club Staff

I pyetur ne menyre telefonike nga Sport Mediaset, Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka folur per aktualitetin ne shtepine zikalter.

Ai me se shumti eshte ndalur per levizjet e merkatos se zikalterve ne dalje dhe ne hyrje, edhe pse merkato ska filluar ende ne formen e saj normale.

Por ai diskutimin e tij e nis me nje dicka qe sipas tij eshte e sigurt: Interi, pavarsisht pandemise qe po kalon e gjithe bota, eshte ne duar te sigurta me Suning.

“Gjithcka qe po ndodh, ka ndikuar ne situaten aktuale. Por mendoj se Suning tek Interi eshte nje siguri e plote per klubin tone.”

“Pavarsisht nga cdo veshtiresie qe do te kalojne te gjithe, Interi eshte e sigurt nga ana ekonomike dhe solide nga ana drejtuese.”

“Mendoj se Interi ka nje te ardhme te shkelqyer dhe kete e them ne menyre te sinqerte.”

“Duhet te shohim tani se si do te shkoje Eriksen, por mbase do te duhet nje TOP PLAYER ne mesfushe dhe nje lojtar i mire ne krah.”

“Lautaro Martinez? Shiko… E di… Nuk mund te ndalosh dot dike qe ka deshire per te dhene maksimumin ne nje skuader tjeter. Nuk mund te ndermerret nje rrezik qe te mbash dike kunder deshires.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.