Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

473 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti i terheq veshin Contes: “Nuk e kuptoj dot kerkesen e tranjerit per sa i perket himnit.”

Moratti i terheq veshin Contes: “Nuk e kuptoj dot kerkesen e tranjerit per sa i perket himnit.”
Inter Club Staff

I intervistuar per mikrofonat e Radio Popolare, Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka prekur disa tema te ndryshme dhe nder to edhe rifillimin e kampionatit pas ndalimit per shkak te pandemise por jo vetem.

Keto kane qene pyetjet e gazetareve per legjenden zikalter dhe pergjigjet e tij.

A e di qe ne stadiumin San Siro perpara ndeshjeve te Interit nuk behet me play “Pazza Inter” sepse tranjeri aktual nuk e ka qef idene e nje Interi te cmendur?

“Nuk kuptoj dicka nga kjo historia e degjuar me pare e himnit dhe tranjerit. Nuk e di nese ky eshte motivi, por nuk e di se pse nuk vihet me himni “Pazza Inter”. Eshte nje mekat sepse me siguri ka qene nje kenge shume ekzaltuese dhe qe na lidh me shume kujtime te gjitheve: qe tek mua e deri tek tifozet.”

“Por nuk me duket si “pune e Contes” e gjitha kjo sepse nuk e kuptoj se pse duhet te kerkohet dicka e tille nga ai.”

Pas shume javesh ne izolim shtepiak, tani fillon faza e dyte dhe kane filluar hapjet e para ndersa per futbollin nuk ka ende siguri. Ti cfare do te beje?

“Une do e konsideroja si te mbyllur kete kampionat dhe do te filloja te pergatitesha per tjetrin. Edhe pse te gjithe tani flasin per rendesine sociale te futbollit, gje qe e dime prej kohesh.”

“Por te besh te luhet nje ndeshje futbolli sot eshte nje shembull negativ per kujdesin qe duhet te kemi per kete situate ku duhet te jetojme ndryshe jeten tone. Ky virus, ne menyre te vecante ne Milano, nuk me duket se ka perfunduar.”

Po nese kampionati nuk do te shkonte perpara, kampionati do i shkonte vendit te pare apo ky eshte problemi i fundit?

“Une sinqerisht mendoj se ky eshte problemi i fundit edhe per njerezit por edhe per tifozet. Mendoj se ne kete moment te gjithe kane mendime me te renda dhe te veshtira.”

“Kane frike per jeten e tyre dhe nuk mendoj se te gjithe po mendojne kaq shume per futbollin. Tifozeve i pelqen ideja, por e dine shume mire situaten.”

Sipas teje, ajo qe po ndodh do te sjelle nje ridimensionim te botes se futbollit?

“Bota e futbollit ka pasur gjithmone nje bote me vete. Vlerat e futbollit, nese vihen ne krahasim me vlerat e jetes, kane qene gjithmone te ekzagjeruara dhe nuk kane qene gjithmone ne nje linje me vlerat e njerezve.”

“Njerezve i intereson nese ti blen lojtare te medhenj, pak i intereson se sa kushtojne ato. Mendoj se problemi ne kete moment ka qene ky, qe futbolli mendon se nuk do te preket nga virusi por eshte komplet e kunderta. Eshte shume i prekshem.”

Keni folur me ndonje lojtar futbollit apo atlet ne kete periudhe te pazakonte?

“Kam folur me pak persona, por me duket se te gjithe jane shume te pergjegjshem dhe po ruajne veten dhe familjaret e tyre.”

“Te gjithe kane deshire per tu rikthyer ne aktivetet e tyre normale, por pergjegjesi kane te gjithe. Per te mos folur per ata qe kane qene semure me kete virus qe jane totalisht kunder idese se rifillimit.”

President, si perfundim duam te na pershkruash me nje fjale disa nga ish-lojtaret e tu:

Giacinto Facchetti.
I pergjegjshem.

Ronaldo.
Nuk mund te jete ndryshe: FENOMEN.

Bobo Vieri.
Nje i mire i komplikuar.

Taribo West.
I cmendur.

Diego Simeone.
Shperthyes.

Álvaro Recoba.
Fantastik.

Iván Zamorano.
Mik i madh.

Marcello Lippi.
Profesionist i vertete.

José Mourinho.
I zoti.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.