Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

529 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Icardi tek Interi pas PSG? Ja si qendron e verteta. Per Lautaron di te them vetem dicka.”

Moratti: “Icardi tek Interi pas PSG? Ja si qendron e verteta. Per Lautaron di te them vetem dicka.”
Inter Club Staff

Massimo Moratti, ish-president i Interit ka folur per mikrofonat e Domenica Sportiva.

Argumenti i pare natyrisht ka qene ai i Tripletes te 10 viteve me pare: “Sekreti? Nuk e di, nese do e dija do e kishim perseritur. E besonim te gjithe: nga lojtaret tek tranjeri. Edhe une e ndjeja qe do te ndodhte nje dite.”

“Nje sukses kaq i madh do te vinte nje dite. Ne ecem dite pas dite duke punuar fort dhe ja keshtu u realizua ajo enderr.”

Te perfundohet kampionati?

“Te gjithe kemi deshire qe te shohim futboll sepse na apasionon dhe eshte i lidhur me ndjenjat tona. Por me pas duhet pare a eshte momenti i duhur ky.”

“Eshte normale qe autoritetet te kene frike te rinisin qe tani kampionatin. Eshte normale gjithashtu qe ministria te tregohet e kujdesshme.”

Eshte me e thjeshte qe te mbahet Lautaro apo Icardi te largohet tek PSG?

“Per Lautaron di te them vetem dicka. Mendoj se do te ishte nje gje e mire te mbajme Lautaron: ka potencial te madh, nuk e kemi pare ende ne maje.”

“Jam kurioz se cfare do te behet ai: ka cilesi shume te mira dhe enderrojme te shohim cfare mund te beje me Lukakun.”

“Nuk e di sa e lehte eshte dhe nese eshte i vertete interesi i klubeve te tjera pe te. Nderkohe sa per Icardin, ju them si qendron e verteta.”

“Interi per Icardin ka marre fund, nuk mund te kthehet dot me. Do te jete PSG qe do te vendose nese do e bleje.”

“Nese jo, do duhet te kerkoje nje skuader tjeter. Ai eshte nje lojtar i madh dhe do ishte avantazh per ta nese e mbajne.”

Te rikthehem ne futboll?

“Nuk me shkon ndermend. Interi eshte ne duar te mbara. Shpresat jane te mira dhe klubi ka mjetet per te arritur drejt suksesit. Do te ishte e padobishme te mendoja te rikthehesha dhe nuk kam as per qellim ta bej kete gje.”

Cfare mund te beje Interi per te ndihmuar Milanon?

“Interi ka levizur shume mire. Ka qene skuadra e pare qe ndaloi Primaveren te luante ne Youth League. Ka mbrojtur lojtaret e saj. Ka bere qe te kuptohet sa i madh ishte problemi. Interi ka bere shume.”

Fjalet e Chiellinit?

“Jam me Tardellin. Me ka ardhur keq edhe mua. Me dukej simpatik, nje djalosh i mbare dhe inteligjent. Por ate qe tha nuk e prisja. Me beri te ndihem jo mire.”

“Me vjen keq per Balotellin. Ai eshte nje djalosh i mbare por eshte trajtuar gjithmone ne kete menyre nga te gjithe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.