Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

350 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Ideja e fundit e Federates per kampionatin eshte nje cmenduri. Lautaro? Kam nje ndjesi se…”

Moratti: “Ideja e fundit e Federates per kampionatin eshte nje cmenduri. Lautaro? Kam nje ndjesi se…”
Inter Club Staff

“Problemet qe kemi duhet ti zgjidhim me vendime dhe kurajo. Nuk mendoj se algoritmi mund te vendose se kush do e fitoje nje kampionat futbolli.”

“Ideja e fundit e Federates me duket nje cmendur pa logjike. Cfare eshte ky algoritem qe do te vendose kush merr pjese ne Europe dhe kush fiton? Nuk eshte Serie A nje turne Play Station.”

I ftuar ne Radio Kiss Kiss Napoli, Massimo Moratti ka folur keshtu per te gjithe ato mendime te gabuara (sipas tij) qe ka Federat per kete moment.

Njeri prej tyre sipas tij, eshte pikerisht algoritmi i famshem qe Federata deshiron te perdore nese Serie A ndalet perfundimisht.

Ish-presidenti i Interit deshiron nderkohe qe te kenaqet me rinisjen dhe me Kupen e Italise dhe tregon se mezi po pret.

“Une mendoj se keto ndeshje duhen transmetuar pa pagese per te gjithe. Spektakli eshte i siguruar sepse jane 4 skuadra shume te mira ne kete moment”, nenvizon Moratti.

Por si do te jete futbolli pas pandemise? “Ekonomikisht do te jete e veshtire te kalohet. Nuk do te jete e thjeshte dhe nuk do te kete te njejten kthjelltesi si muaj me pare.”

“Imagjinoj qe kjo do te shtyje te mendohen zgjidhje te reja. Do te varet shume edhe nga vlerat e lojtareve.”

Per sa i perket Interit, besimit tek Zhang dhe Conte ai thote: “Klubi ka te gjitha gjerat qe duhet per te fituar. Mbi te gjitha shikoj se ka pasion.”

“Shikoj shume ndjeshmeri dhe inteligjence. Conte po tregon me se miri vlerat e tij dhe ka karakterin e duhur per te arritur rezultatet e duhura.”

Ne fund, nje batute edhe per Lautaro Martinez. “Nuk e di nese do te shkoje tek Barcelona, por kam ndjesine se po shkohet drejt asaj pike nga ato qe lexoj.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.