Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,568 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Interi i ka te gjitha mundesite te fitoje me Milanin. Kam besim tek Pioli. Samuel…”

Moratti: “Interi i ka te gjitha mundesite te fitoje me Milanin. Kam besim tek Pioli. Samuel…”
Inter Club Staff

I pyetur nga gazetaret ne dalje te zyrave te Saras ne qender te Milanos, ish pronari i Interit, Massimo Moratti ka folur per derbyn e te dieles. Ja fjalet e tij:

Cfare efekti me jep ky derby kinez?

“Nuk e mendoj shume. Sipas meje eshte teper mahnites, tema eshte e lidhur me skuadrat dhe faktet sportive, jo kush ka pronesine e klubit.”

Do te jete nje sfide Montella-Pioli…

“Montella e ka treguar qe di te beje mjaft mire. Zakonisht nderrimi i tranjerit sjell fat. Por per Piolin puna nuk eshte e lehte, gjendet menjehere perballe nje kundershtari teper te veshtire por ai eshte nje person inteligjent dhe di te beje skuadrat qe drejton te luajne mire futboll.”

Derby i juaj me i bukur?

“Derby i pare me ka pelqyer shume, nuk ishim favorit por fituam. Me pas ai i 2009 kur luajti Sneijder qe sapo kishte ardhur. Derbyt jane te gjithe teper interesant, te bukur dhe plot me pathos, gje e cila do te jete e njejte edhe te dielen.”

Fitorja e fundit e Interit jashte fushe eshte vendosur nga Samuel. Si e vlereson rikthimin e tij?

“Nje gje fantastike, shume e bukur, ai eshte i dobishem. Ata qe kane bere pjese ne skuadren qe ka fituar Tripleten jane djem inteligjente, pastaj ai eshte i afeksionuar me Interin. Mendoj se na duhe patjeter nje si ai ne klub.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.