Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,906 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Ishte e bere per Isla, na duhet nje lojtar urgjentisht. Strama eshte akoma i joni dhe…”

Moratti: “Ishte e bere per Isla, na duhet nje lojtar urgjentisht. Strama eshte akoma i joni dhe…”
Andi Prifti

Massimo Moratti, ne intervisten qe dha sot ne Pinzolo para se te kthehej ne Milano, ka treguar pershtypjet e para te Interit te Mazzarrit: “Per sa i perket skuadres, mua me eshte rritur optimizmi edhe per shkak te ardhjes se Mazzarrit. Ai eshte nje person qe merr parasysh vetem ata qe arrijne te bejne mire. Kjo ju ka dhene lojtareve nje karikim te dukshem. Per sa i perket lojtareve, eshte ende shpejt per t’i gjykuar. Lojtaret ndihen te ‘keqtrajtuar’ (nga stervitja e rende) ne menyre te drejte. Jemi nisur mire dhe mendoj se kjo pune do arrije te jape dhe frytet.

MERKATO – “Per sa i takon merkatos, te shohim. Kemi nje muaj e gjysme kohe. Mazzarri po i vlereson te gjithe lojtaret qe ka. Pas vleresimit te tij, do vendosim se çfare do bejme.

ANESORI I DJATHTE – “Po, llojit te lojes se Mazzarrit i duhet nje lojtar i tille. Lojtaret qe kemi mund dhe t’ja dalin por tani kemi çeshtjen e Isla-s. Pak dite me pare ishte pothuajse e kryer, tani lexoj se ajo nuk po mbyllet per asgje. Te shohim nese ka alternativa, do perpiqemi te gjejme dike qe te na jape garancine qe kemi nevoje. Puna e Isla-s mbaroi? Mazzarri ka nevoje per nje lojtar si ai. Isla eshte sjelle mire, Juventusi po ben ate qe do binte çdo shoqeri tjeter. Eshte ne protje te nje blerjeje perpara se te shese dhe me pas te shohim.

MAZZARRI – “Çdo trajner ka karakteristikat e tij qe i ben te veçante. Pershembull mund te jete terheqes: terheqes si Stramaccioni qe per mendimin tim eshte nje djalosh me talent te madh, do te thosha i zgjuar. Jam i befasuar qe nuk ka gjetur nje ekip tjeter ne menyre qe te tregoje se as vlen. Mazzarri ka nje pasion te madh per futbollin, nje gje qe me pelqen shume. Karakteristika me e mire e tji eshte se eshte punetor ne 100%. Kjo me jep besim. Me te miren qe mund te arrijme ne do kerkojme ta bejme.

KOVACICMe erdhi keq qe nuk e pashe ne fushe. Shpresoj qe te rikthehet shpejt. Presim shume nga ai, edhe pse do nderroje pozicionin ne fushe. Edhe nga ai pritet qe te tregoje cilesite e tij. Eshte nje djalosh i afte dhe sapo t’i vije mundesia do e tregoje veten.

SHITJE TE SHKELQYERA – “Mah, mund te ndodhe. Per momentin po mendojme ta kompletojme mire kete formacion. Prioritet kemi lojtarin anesor, nje problem tjeter eshte demtimi i Zanettit. Ne kete moment nuk jemi shume te perqendruar tek shitjet.”

STRAMA – “Nuk ka arsye qe une mos te flas me afeksion dhe nderim per te. Nese e zgjodha e kam bere sepse besoja tek talenti i tij. Interi eshte nje makine dhe nje ambient i veshtire dhe per shkak te gazetareve (qesh). Jam i sigurt se do kete nje karriere te mire. Mbikeqyres tek Interi? Kishte inteligjence per ta bere por mendoj se ja del me mire si trajner. Nje rikthim tek Interi? Ai eshte akoma me ne. Per mua ai eshte nje trajner i mire, i ka te gjithe cilesite e nje trajneri te afte. Keshtu qe shpresoj te kete eksperienca te mire qofte dhe larg nesh.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.