Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

651 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti ka humbur pushtetin vendimarres, jane rritur divergjencat me Erick Thohir. Dhe per sa i perket Walter Mazzarri…

Moratti ka humbur pushtetin vendimarres, jane rritur divergjencat me Erick Thohir. Dhe per sa i perket Walter Mazzarri…
Ardi Deda

Mbledhja e djeshme e Keshillit, sipas Gazzetta dello Sport, ka bere te kuptohet nje gje: edhe pse te bashkuar nga nje pasion, qe eshte Interi, Thohir dhe Moratti ndonje mosmarreveshje te brendshme e kane.

Mbi te gjitha eshte e sigurte nje gje: deklaratat e djeshme te presidentit te nderit vertetojne se si ish numri nje ka humbur pushtetin vendimarres dhe ja ku shpjegohet heshtja e vendosur tashme prej disa muajsh. Nder te tjera, eshte tashme e qarte qe shume vendime te mara nga Thohir nuk perkojne me mendimin e tij. Ne kete aspekt vete Thohir ka derguar dje dy impute per tu mos nenvleresuar, edhe ne vazhdim te deklaratave te Moratti per Mazzarrin: “Eshte nje moment i veshtire, por do tja dalim te gjithe se bashku. Une si lider nuk i ve faj askujt, dhe duhet te kuptoj se ku kam gabuar. Kunder Napolit kemi ditur te ringrihemi, por ne 31 javet e mbetura dua rezultate”.

Morali? Thohir duket i mire ne pamje te pare por me pas nxjerr jashte kthetrat. Moratti ben te keqin me pas te mirin dhe ndoshta, ka qene ky aspekti i dyte qe e ka bere te shese Interin. Me siguri raporti ndermjet te dyve nuk eshte me ai i dikurshmi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.