Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

931 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti ka vendosur, Thohir do sjelle ne shoqeri dhe Roeslani: po lind Interi i ri

Moratti ka vendosur, Thohir do sjelle ne shoqeri dhe Roeslani: po lind Interi i ri
Andi Prifti

Gjithçka u be. Nje epoke e re po fillon. Interi ne ditet e ardhshme do kaloje ne duart e nje investitori te madh. Erick Thohir eshte nje hap larg blerjes se klubit zikalter, si prioritet do jete pranimi i lojtareve nga çdo shtet, si vete emri i klubit.

Keto dite eshte kuptuar qe po flitet per nje bashkepunim sepse eshte e dukshme qe Thohir nuk do te hyje vetem ne shoqeri. Massimo Moratti kishte nje ide: ta forconte shoqerine ne nje moment shume delikat ne nivel ekonomik. Nuk e ka menduar kurre shitjen e gjithe Interit. Pas deshtimit me kinezet, ka pasur tentativa per te komunikuar dhe investitore te tjere. Ne Milano do te vije nje partner i fuqishem si Rosan Perkasa Roeslani. Ai do te jete krahu i djathte i Thohir.

Roeslani, 45 vjeç, ka kohe qe punon me Thohir, nje njeri qe mund t’i besosh verberisht. I rrethuar dhe nje numer i madh aktivitetesh, mes te cilave dhe mediat (dhe aksionist ne grupin Mahaka, numri 1 i Recapital Advisors). Ai dhe Thohir do te marrin 65-70% te paketes aksionare te Interit, ndersa Moratti do mbaje minorancen. Nje minorance qe do kete dhe shume te drejta qe kjo familje deshiron t’i mbaje si nje shenje vazhdueshmerie. Pra, do te jete nje bashkepunim mes investitoreve te rinj dhe dirigjences se vjeter.

Dje Thohir u nis per ne Giacarta, por shume shpejt (per nje ose dy jave) do te jete serish ne Milano per te mbyllur detajet e fundit te tratativave. Tani jemi ne fund te kesaj rruge. Me pas do fillohet te mendohet dhe per merkaton. Tashme do shohim lindjen e Interit te ri.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.