Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

529 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti kritikon ashper Spallettin: “Tranjer i zoti, por ai zevendesim me Juven…”

Moratti kritikon ashper Spallettin: “Tranjer i zoti, por ai zevendesim me Juven…”
Inter Club Staff

Pak perpara takimit ne INT ne Milano, dje Massimo Moratti ka leshuar disa deklarata te tjera per gazetaret e pranishem me te cilet ka folur per te kaluaren dhe per te tashmen e Interit. 

FcInterNews ka sjelle disa nga deklaratat e ish-pronarit te Interit.

Cfare ndjesie keni pasur tek ndeshja Inter-Juve?

“Mbi te gjitha, skuadra dha shpirtin. Me 10 lojtare tregoi zemer, krenari dhe loje te mire. Deri ne ate pike aty tranjeri eshte treguar shume i mire. Natyrisht qe ndodhen disa gjera qe zakonisht kane ndodhur shpesh ne nje ndeshje si kjo. Ajo qe me vjen keq eshte se po fitonim dhe mbase duke mbajtur te njejtin shpirt skuadre dhe te njejtet lojtare deri ne fund do e kishim fituar. Spalletti gaboi me heqjen e Icardit sidomos…”

 

Kush ndikoi me shume, arbitri apo zgjidhjet taktike? Disa tifoze kane quajtur fajtor edhe Spallettin per ate zevendsim Icardi-Santon pese minuta nga fundi…

“Ajo qe kam thene edhe me pare, tranjeri do kete pasur arsye deri sa e beri dhe une nuk jam tranjer. Por me syrin e tifozit, ai zevendesim na hoqi vlere ne fushe dhe karakter. Per mua ishte shume i gabuar, gjithmone si tifoz…”

Po ju si tifoz a keni frike mos largohen lojtaret me te mire ne rast se nuk kapet dot Champions League? 

“Kete nuk e di, mbase nuk do te jete nevoija. Do te jete nje mekat te mos marrim pjese ne Champions ne.”

A mendoni se Lazio dhe Roma ka dicka me shume se Interi? 

“Kane pasur me shume vazhdimesi, kjo ka qene nje merite e madhe e tyre. Duke pasur kupat per te luajtur ato kane bere shume mire por mbase ato te motivojne se sa e kunderta…”

A duhet te mbahet Spalletti?

“Une e perseris qe ai eshte i zoti, pavarsisht kritikes qe i kam bere te dielen por si tifoz. Te nderrohet tranjeri nuk mendoj se eshte gjeja e duhur.”

 

Si do te reagonte Moratti ndaj Orsatos? 

“E sigurt qe nuk do te kisha pritur tre dite, do te isha me instiktiv. Por do te kisha thene te njejtat gjera…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.