Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

264 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti kujton legjenden Prisco: “A e dini sa kohe ju deshen per te me bindur qe te blija Interin?”

Moratti kujton legjenden Prisco: “A e dini sa kohe ju deshen per te me bindur qe te blija Interin?”
Inter Club Staff

“E kam njohur kur kam qene femije. Ishte zevendes presidenti i Interit kur ne klub ishte president babai im.”

Keshtu e kujton Peppino Priscon, sot ne diten qe do te kishte mbushur 100 vjec, Massimo Moratti, i cili zbulon edhe me shume.

“Ka qene gjithmone nje i familjes. Edhe sepse ne ate kohe futbolli ka qene dicka ndryshe, ka qene dicka familjare dhe jo institucionale.”

“Per aty arsye ne kishim miq dhe ishte normale ti shihje verdalle neper shtepi keta miq. Priscon e shihja shpesh neper shtepi.”

“Ai ishte brilant por edhe i admirueshem per te kaluaren e tij si hero alpin. Me pas, ate ironi, ate menyre unike per te komunikuar…”

“A e dini sa kohe ju deshen per te me bindur qe te blija Interin? Nuk mund ta harroj kurre ate dite kur duke dale nga shtepia e gjej te cepi duke me pritur.”

“Ne vetem 10 minuta me shpjegoi se Interi po kalonte nje moment shume te keq, qe kishte nevoje menjehere per nderhyrje, duke me shpjeguar se duhet te isha une ai qe duhet ta beja kete gje dhe askush tjeter.”

“Deri ne ate moment kisha menduar cdo gje pervec se blerjes se Interit. Ne ato pak minuta ai me tregoi praktikisht cdo gje qe me bindi. Me bindi se une mund te beja dicka.”

“Ishte ai qe u mor me gjithcka. Me te gjitha takimet dhe dokumentat. Une e gjeta veten ne ato situatat klasike kur ne mes ishte nje mik qe e ke te veshtire ti thuash jo. Interin e mendoja si dicka me te vone por ne fakt…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.