Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

848 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Une President? Duhen pare nevojat e klubit. Mbi Thohir dhe turneun Amerikan them…”

Moratti: “Une President? Duhen pare nevojat e klubit. Mbi Thohir dhe turneun Amerikan them…”
Andi Prifti

Massimo Moratti sapo doli para pak minutash nga Saras ku u mbajt nje takim me shoqerine. I intervistuar nga Sky, presidenti ka folur per çeshtjen e struktures se re te korporates se Interit. Nuk ka mohuar qe mund te flitet per 75%, por dhe ne kete aspekt ka akoma gjera per tu diskutuar. Ja pse nuk mund te thuhet akoma se eshte zgjidhur tratativa. Bisedimet do te vazhdojne dhe nese nuk eshte gjendur marreveshja deri ne fund te gushtit.

Tratativat po ecin mire, dhe presidenti Moratti eshte i ashper. Ai eshte gjithmone i pranishem per Interin e tij dhe eshte shume i vemendshem ne merkato sepse “mbetet e njejta deshire, i njejti pasion, i njejti shpirt per te fituar kampionatin.”

Pyetjes a do te jete ai President ne rast se Thohir do te bleje shumicen e aksioneve Presidenti i pergjigjet: “Une president? Per kete duhen pare nevojat e klubit ne te ardhmen. Te shohim…”

Po flitet dhe per nje rikthim te Leonardos, por Moratti e mohon kete: “Leo? Nuk eshte folur kurre. Nuk besoj se ka kontaktuar dhe me tjere. (Eshte fjala per Thohir).”

Disa fjale dhe per turneun Amerikan qe sapo mbaroi: “Me pelqeu ndeshja qe beri Interi kunder Juventusit. Per dy dite skuadra ka qene ne karikim dhe pas ndeshjes me Valencian jane pare rezultatet. Tani te shohim si do dalim me Real Madrid dhe shpresoj te jemi gati per fillimin e sezonit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.