Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 10, 2020

Scroll to top

Top

1,180 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Mazzarri gjithmone do e doje Interin. Falenderoj Brancan sepse…”

Moratti: “Mazzarri gjithmone do e doje Interin. Falenderoj Brancan sepse…”
Ardis
  • On 29/01/2014, 12:36

“Me ka pelqyer dhe shpresoj qe te marre kenaqesi me Interin. Interi jone i bukur qe Walter Mazzarri do te mesoje te doje gjithmone e me shume”. Kjo eshte cfare Massimo Moratti shpreson, per teknikun e ri zikalter, e shprehur ne parathenien e biografise se teknikut se San Vincenzos, “Il meglio deve ancora venire”, e shkruar sebashku me gazetarin e Sky Sport Alessandro Alciato.

Per Morattin, Mazzarri eshte “shume punetor, dhe ka shume pasion per ate qe ben. I respektueshem dhe bujar ne raportet njerezore, nuk duron dot falsitetin dhe cektesine dhe kjo e ben ate nje profesionist besnik dhe direkt. Ka nevoje qe te ndaje me Presidentin objektivat dhe menyren se si do te arrihen, por me pas rrugetim pa hezitim”. Presidenti honorifik gjithashtu e percakton Mazzarrin si: “nje person i mire, i forte dhe kupton shpejt karakterin e atyre qe e rrethojne, i do ata qe e vleresojne por eshte e natyrshme tek ai qe te mbaje kontrollin dhe pergjegjesine. Qe ne takimin e pare me kishte lene nje pershtypje shume pozitiv”.

Moratti zbulon me pas: “E kam njohur Mazzarrin ne nje mengjes me diell te plote, dhe qe ne ate moment me dukej nje fillim i mire per pergjegjesine e bukur qe doja ti besoja. Me duket se lojtaret i duan me te miren”. Ne fund dhe falenderim special per kete takim: “Besoj se kam qene i me fat ne kete zgjedhje dhe se duhet te falenderoj Marco Brancan qe ka insistuar derisa e u njoha me teknikun”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.