Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,615 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Mazzarri, shkembi jone. Tifoza, faleminderit. Eto’o, Thohir, Juve…”

Moratti: “Mazzarri, shkembi jone. Tifoza, faleminderit. Eto’o, Thohir, Juve…”
Xhorxh Gellci

Presidenti zikalter, Massimo Moratti ka bere nje interviste te gjate per gazetat kryesore sportive. Shume tema te diskutuara, nga momenti i mire i skuadres me ardhjen e Mazzarrit deri tek ceshtja Thohir:

Mazzarri blerja me e mire e Interit? Po. – ka pohuar presidenti. – Ai eshte shkembi jone. Mazzarri eshte marre pikerisht per kete, sepse ishte nje siguri, nje pike kyce ku te gjithe mund te mbeshteten. Mund te beheshin edhe zgjedhje te tjera qe mund te dukeshin te guximshme ose argetuese. Por duhet te them se tentativa, qe na ka dale me sukses, ishte te merrnim nje njeri konkret, kokeulur, qe meson dhe degjon. Ne kuptimin qe me degjon mua, lojtaret dhe ambientin dhe ne te njejten kohe ka forcen e ideve te tij. Pastaj, me pelqente fakti qe ishte shume punetor, me eksperience, me jepte idene qe ishte nje pike referimi ne aspektin teknik. I sherbente kjo skuadres? Po, pa dashur t’i heq asgje te shkuares, ne kete moment ishte kjo nevojshmeri.

Mbi Inter-Juve, ndeshja qe per nje dite te vetme ka shitur 24 mije bileta: “Eshte nje ndeshje qe terheq shume, nuk shpikim asgje nese themi qe para dy skuadrave qe po fitojne, eshte nje publik i interesuar te kuptoje sa e vertete eshte kjo situat. Pastaj eshte tifozi, pasioni, deshira per te mundur Juven, te gjitha keto e bejne futbollin e bukur dhe sidomos kete ndeshja. Motivet e entuziazmit? Tifozi i Interit eshte shume inteligjent. Interi ka fatin te kete tifoze qe jetojne shume afer me skuadren, me shoqerine, njohin historine e klubit, jane instiktive por inteligjente. Kane te gjithe ndjeshmerine, njelloj si vete shoqeria, shtyjne dhe punojne si te ishin brenda skuadres per te bere qe gjerat te shkojne mire. Kjo eshte nje gje shume e bukur, qe me ben mirenjohes ne drejtim te tyre.

I pytete nese Juventusi mund te mundet apo jo: “Klasifikimin aktual e njohim, por eshte gjithmone ndeshja e rradhes qe te jep sigurite, dhe Inter-Juve eshte pikerisht ndeshja e ardhshme: nese do fitojme do te jemi shume te lumtur, nese nuk fitojme do te jete nje leksion i rendesishem per t’u permiresuar. Dhe megjithate, natyrisht, shpresoj qe te fitojme. Boshlleku mes nesh dhe atyre? Sigurisht, Juventusi kunder Lazios ka dhene nje demonstrim force, por dihet, futbolli ka rregullat e tij: jane lojtaret qe zbresin ne fushe, mund te behen te gjitha konsiderimet e mundshme, gjithsesi eshte e veshtire te gjesh rezultatin e nje ndeshjeje. Besoj se ka nje boshllek qe Juventusi e ka krijuar ne keto vite suksesesh ne kampionat, por eshte nje boshllek qe mund te mbushet ne menyra te ndryshme, per shembull sic po demonstrojme ne në kete moment te kampionatit me kete skuader.

Mbi kthimin e munguar te Eto’o tek zikalterit: “Nese kam menduar per Eto’o? Sinqerisht jo shume… Kemi bere nje merkato inteligjente? Kemi bere ate qe duhet te benim. Ke do te doja tek Inter? Kaka (qesh).

Ndersa per ceshtjen Thohir, me te cilin marreveshja duket shume e afert, por zyrtarizimi po vonon: “Si vazhdon tratativa? Po shkojme perpara dhe po flasim, te shohim cfare do te ndodhe. Te reja para Inter-Juve? Jo, nuk besoj se do ndodhe dicka. Nuk mendoj se vjen kete jave, nga informacionet qe kam, nuk me rezulton keshtu.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.