Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,897 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Mendime interesante nese fitojme ne Torino. Mancini-De Boer nje pastice. E di qe Suning…”

Moratti: “Mendime interesante nese fitojme ne Torino. Mancini-De Boer nje pastice. E di qe Suning…”
Inter Club Staff

Presidenti legjendar i Interit, Massimo Moratti, ka dhene nje interviste te gjate per ‘Il Giorno’ ne Milano, ku ka folur per shume tema: nga Juventus-Inter, e deri tek Pioli dhe Mancini e De Boer. Per forcen e Suning por edhe per Calciopolin. Ja intervista e plote e tij:

A e prisnit ne fillim te janarit qe Juventus-Inter te luhej ne keto kushte?

“Nuk mendoja se do kishim mundesi te afroheshim kaq shume. Mendoja se do te rriteshim sepse Pioli eshte i zoti e po ashtu Steven Zhang, por jo me kete shpejtesi dhe vazhdimesi.”

Ne keto njezev vjet, te gjithe kujtojne ate penallti Iuliano-Ronaldo. A ju vjen ne mendje ndonje sfide tjeter?

“Nga periudha e babait tim, kujtoj dopieten e Bettinit. Fituam ne shtepine e Juves, qe ishte gjithmone e forte ne ate kohe, por ne i mundem atje.”

Ju nder vite keni blere lojtare te ndryshem nga Juventusi e nder ta edhe Ibra me Viera. Atehere eshte folur edhe per Buffon, a eshte e vertete qe e keni dashur?

“Jo, edhe pse kemi pasur nje raport teper simpatik sa here jemi takuar. Ibra dhe Viera nuk i morem me zor, edhe pse andej kane thene keshtu. Ne paguam dhe ata pranuan ti shisnin. U negociua me drejtuesit e Juves normalisht, skuader qe donte te fitonte para ne nje moment teper te veshtire. Ishin ne Serie B, dhe ne ne Serie A.”

Sot, cilin lojtar do te blinit nga Juventusi?

“Dybala. Do te tentoja ta blija me cdo kusht. Kur Interi deshironte ta blinte, un po beja shitjen e klubit. Por do i hiqja Juves edhe Higuain, eshte fantastik edhe ai.”

Juventus-Inter eshte me pak e helmuar keto vite se sa ne vitet e Calciopolit?

“Do te thoja po. Edhe pse familja Moratti dhe Agnelli kerkuan qe ta ngjisnin kete mardhenie, nga ana futbollistike ishte helmuar gjithcka. Sot per fat te mire kane ndryshuar shume gjera. Atehere shume gjera beheshin keq, ishin te gabuara, kishte nje kontroll arbitrash nga ana e Juventusit. Sot nuk jemi ne te njejtat pozita. Edhe Tavecchi ka bere nje pune te mire.”

Meqe po flasim per ndryshime, i ke thene Suning qe te kete me kujdes me Interin e te qendroje afer, apo jo…

“Kush blen nje klub, duhet te rrije afer klubit dhe grupit. Pavarsisht nese pronari eshte italian apo i huaj.”

Thohir nuk e ka bere kte gje dhe ju e keni kritikuar…

“Ajo e Thohir ka qene nje kalim. Pjeserisht ja arriti qellimeve te tij dhe pjeserisht jo. Donte te bente me shume por hyri me disa rregulla te qarta. E kunderta me Suning qe deshirojne te investojne dhe eshte nje situate krejt tjeter.”

Ju do te vazhdoni te beni vetem tifozin?

“Jam mesuar tashme, edhe pse ne fillim nuk ishte teper e lehte.”

A ka mbaruar koha e dinastive si e familjes Morattin e futboll?

“Nga ana ekonomike po, eshte normale qe nje familje nuk mund te ja dale te vere ne pjate te njejtat shifra paraje qe vene kinezet keto kohe. Ne nivel drejtues nuk ndryshon gje pastaj. Por po shoh qe Suning po investon, e me pelqen. Po me pelqen te bej edhe rolin e tifozit me ta ne krye.”

Me ju ishte Mou, nga nje Special One, Interi ka kaluar ne Normal One?

“Po, por Pioli eshte nje ‘Normal One’ i vendosur, nuk eshte nje dosido. Ka puls, dashuron disiplinen dhe ne grup eshte nje person me karakter, nuk ben thjesht punen rutine. Me kujton Ranierin. Nje zoteri i vertete. Leicester ka qene nje dhurate e tij per futbollin.”

Cfare mendon per De Boer-Mancini? Mund te perfundonte ndryshe?

“Gjeja me e drejte do ishte qe me Mancinin te mbyllej ne qershor ose te mbahej gjithe sezonin. Gabimi i pare ishte nderrimi i tranjerit ne shtator. Mendoj se Thohir donte te merte De Boer qe nje vit me pare. Por te japesh nje mendim per hollandezin eshte shume e veshtire. U be nje pastice ne ate kohe, por u zgjidh gjithcka me Piolin.”

Ka ndonje lojtar ne kete moment qe te magjeps si Recoba ne kohen e tij?

“Kam shume admirim per Icardin, ka nje menyre loje pak antike por edhe shume force. Me pelqen shume edhe Joao Mario, sa i bukur eshte ta shohesh teksa vrapon ne fushe, eshte lojtar i bukur dhe elegant.”

Nese arrihet nje fitore ne Juventus Stadium, a mund te mendohet per kampionatin?

“Boh, kur je aty, aq afer… Mendoj se te mendosh sot per vendin e dyte ose te trete, eshte e drejte, edhe pse nisja ka qene teper e dobet ne fillim te sezonit. Por nuk do te vija nje objektiv kaq te larte per Interin ne kete moment. Nje barazim do te ishte nje rezultat i mire. Por nese do te vinte nje fitore, historia e Interit na detyron te mendojme edhe per kampionatin.”

Imagjinojme qe ndeshjen do e shohesh nga shtepia…

“Beh, nje here e nje kohe e shikoja skuadren ne transferte ne Torino. Por pas ndeshjes se 98 e pas penalltise se famshme te Iulianos ndaj Ronaldos kam hequr dore te shkoj ne stadiumin e tyre…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.