Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,074 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Mijera emocione brenda meje. Nese do te qendroj president…

Moratti: “Mijera emocione brenda meje. Nese do te qendroj president…
Xhorxh Gellci

Ne edicionin e sotem te Gazzetta dello Sport gjejme nje interviste te presidentit Massimo Moratti, ku tregon gjithe tratativen me Erick Thohir dhe shpjegon cfare duhet te presim nga menaxhimi i ri indonezian:

Jemi me te vertet ne fazen pershendetese, doktor Massimo Moratti, apo mund te vazhdojme t’ju quajme president?
“Te pakten deri ne asambleja e aksionereve, besoj se po.”

Po pastaj?
“Te shohim. E sigurt eshte qe do te qendroj ne shoqeri me 30%, keshtu qe nuk e braktis Interin.”

Keshtu qe po mbajme te hapur porten per perfshirjen tende te plote ne kete aventure te re? Eshte e veshtire te mendosh per jeten tende pa Interin…
“Ne fakt Interi do vazhdoje te jete pjese e jetes time, eshte e sigurt, nuk besoj se do mundesha te ambjentohesha me nje ritem te ndryshem. Mbi ceshtjen e presidences, per momentin nuk jam ne gjendje te jap nje pergjigje perfundimtare sepse nuk varet vetem nga une. Ka nevoje per nje ballafaqim me aksioneret e rinj te shumices, me te tre bashke. Sepse nje gje eshte te besh keshilltarin dhe nje gje tjeter te jesh nje pike referimi preciz. Do te takohemi, do te degjoj mendimin e tyre, do te analizojme idete, propozimet e tyre dhe do te vendos.”

Beh, por Thohir ka bere te ditur se eshte i lumtur qe eshte partneri tend, thote qe eshte pjese e stilit te tij te shfrytezoje eksperiencen e atij qe i njeh me mire se ai situatat. Duket si nje ftese e qarte.
“Do ta verifikoj ne takimet e ardhshme.”

Populli i Interit shikon tek ti nje garanci ne kompetence: keta indonezianet mund te jene njerez te zote ne biznes, por futbolli eshte ndryshe nga basketbolli.
“Nuk e di, nuk kemi zbritur akoma ne detajet teknike. Ne keta muaj kemi patur pak takime direkte, jemi munduar te mbyllim nje operacion qe ishte pozitiv sidomos per konsistencen e shoqerise.”

Dhe tani qe eshte mbyllur, cfare ndjeni ju?
“Nje lehtesim qe e kam lene Interin ne duar te sigurta, qe i kam hapur horizonte te reja.”

Pra nuk e keni hedhur stilolapsin me te cilin keni firmosur shitjen e aksioneve…
“Brenda meje ka mijera emocione, por ky nuk eshte momenti i duhur as per t’i liruar as per t’i bere publike. Duhet qe gjithcka te shkoje mire deri ne mbyllje (closing). Firma? Ka qene dicka e cuditshme sepse isha ne nje studio legale, njeri prej tyre gjendej ne Los Angeles, nje tjeter ne Hong Kong dhe i treti ne Moske.”

Ju i keni percaktuar si ‘njerez te mire’.
“Po, me duket se jam shprehur sakte. Ne fakt me kane lene nje pershtypje te shkelqyer, kemi krijuar nje raport te mrekullueshem. Dhe besoj se jane te zotet te bejne ate qe duhet te bejne.”

Edhe te blejne Ronaldon e ri?
“Beh, operacioni i merkatos qe te impresionon eshte ai i Bale dhe nuk besoj se tifozet zikalter mund te presin dicka te atille. Idete bazike me duken te ndryshme, por pastaj nderhyjne ndjenjat, gara me rivalet, ku i dihet… Ata i kane potencialet per te bere mire. Por, e perserit, ceshtja sportive duhet te ekzaminohet me qetesi, deri tani diskutimet i referoheshin zgjerimit te klubit ne merkaton boterore, mbi strukturat komerciale dhe financiare.”

Ndoshta nuk ka qene blerja me e kushtueshme e epokes tende, por Ronaldo ngelet disku i platinit ne listen e kampioneve qe ke sjelle?
“Nuk me pelqejne keto klasifikime, mendoj se jane penalizuese per shume te tjere lojtare te medhenj qe kane veshur fanellen tone dhe per te cilet kam nje afeksion te sinqerte.”

Si Alvaro Recoba, Javier Zanetti…
“Djorkaeff, Figo, Zamorano, ata te tripletes, sigurisht. Shume kampione, shume djema te mire. I kam te gjithe ne mendje. Dhe nese do ja kisha dale te merrja edhe Cantonen, do te kisha fituar me shume tituj.”

Po trajneret? Mourinho eshte i vecante, e qarte.
“Beh, ai dhe Mancini kane fituar shume, por une kam nje kujtim pozitiv edhe per ata qe kam shkarkuar. Per shembull Simoni, ka shume respekt mes nesh dhe tij, ka qene gjithmone shume i dashur.”

Simoni eshte tifoz me Interin dhe pastaj te dhuroi Kupen Uefa, trofeun tend te pare.
“Por ka ngelur nje raport i shkelqyer edhe me Roy Hodgson, qe sot drejton Angline dhe nuk eshte pak. Ai e humbi Kupen ne finale ne menyre te pabesueshme, megjithate i dua gjithmone te miren.”

Ndeshja qe nuk e harron kurre?
“Po citoj dy, pervec finales te Madridit. Siena-Inter e scudetto-s, shume e veshtire, nje ankth… Dhe rezistenca heroike ne Camp Nou: me 10 lojtare kunder Barcelones te mrekullueshme.”

Zonja Milly do te jete e lumtur tani: eshte ankuar gjithmone qe Interi te merrte me vete…
“Eh, grate jane te cuditshme: kur e bleva Interin nuk me foli per nje jave. Dhe tani qe e shita, gjithashtu…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.