1,829 views

Moratti: “Milanos zikalter i mungoj? Le ti japim kohe Suning, do te nxjere ne drite kete skuader…”
Perballjet e Interit dhe Milanit me njera-tjetren nuk jane me si njehere e nje kohe dhe ne shumicen e tifozeve mungon ajo grinta e dikurshme e kjo ndoshta sepse edhe derbyt jane bere me pak spektakolare.
Por Massimo Moratti, presidenti legjendar i Interit kerkon pak durim. Ish presidenti zikalter, i intervistuar nga Corriere della Sera, ka folur keshtu per Interin dhe rrugen e re te skuadres: “Milanos interiste i mungoj? Eh, mbase… Por le ta leme menjane kete gje, ti japim kohe pronareve te rinj sepse jane shume te afte. Do ta nxjerrin ne drite kete skuader, keni per ta pare…”