Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

1,958 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Mou-Herrera, i kam perjetuar keshtu. Mourinho me thoshte: ‘Po ju si ia beni te qendroni? Shikoni se si ju trajtojne’”

Moratti: “Mou-Herrera, i kam perjetuar keshtu. Mourinho me thoshte: ‘Po ju si ia beni te qendroni? Shikoni se si ju trajtojne'”
Ardi Deda

I intervistuar ne emisionin ‘Heroes’ ne Mediaset, ish presidenti i Interit Massimo Moratti ka folur per Helenio Herrera dhe per José Mourinho: “Herrera luante nje futboll te shpejte, ku te gjithe vraponin dhe topi mbi te gjitha vraponte shume. Kujtoj se fillimisht pati kritika sepse thonin se shpejtesia demtonte saktesine, por kjo gje na beri te fitonim. Celesi ishte presingu qe atehere nuk merej minimalisht ne konsiderate, ai e vuri ne fushe dhe ndryshoi futbollin”, ka thene ish numri nje zikalter.

Per José Mourinho: “Nuk mund te thuhet qe ka ndryshuar futbollin sepse ai ka nje menyre te ndryshme per te perballuar ndeshjet, studion kundershtarin dhe di te ndryshoje lojen ne baze te nevojave. Ketu qendron karakteri i tij surprizues dhe fakti qe ka fituar shume. Nuk sulmohet per faktin se nuk ka nje loje te sakte, forca e tij eshte se di si te pershtatet duke luajtur edhe nje futboll te bukur. Gjithashtu te dy jane te zote dhe te famshem me komunikimin e tyre”.

Presidenti eshte nje ‘mourinjan’ “Po, jam mjaftueshem sepse e kam perjetuar ne menyre direkte, me ka pelqyer personazhi, ka fituar menjehere edhe pse ka gjetur ne dore punen e vlefshme te Mancini. Kam vuajtur me te ne ate periudhe”. Me pas akoma per Herreran: “Erdhi duke bere nje loje qe ishte e gjitha sulmuese, bente shume gola dhe entuziasmonte. Ishte nje loje edhe me rrezik, erdhi ndonje humbje dhe me pas ai ndryshoi loje. Te gjithe flisnin per mbrojtje te madhe, por e verteta ishte qe skuadra shkonte ne porte me tre prekje. Tek ai kam gjetur nje perulesi te madhe, disa here eshte perballur me babain tim dhe kjo e bente nje profesionist te vertete, te kujdesshem ne cdo aspekt”.

Dhe akoma: “Dallimi midis dy personazheve eshte se Mourinho e perfshinte shume skuadren nga pikepamja psikologjike, te kishin vlere se bashku, zona e bashkepunimit. Herrera ka qene gjithmone me shume rreshter, nuk ishte i adhuruar nga futbollistet si Mourinho edhe pse ishte shume i vleresuar”.

Ne fund lamtumira e Mourinho: “Ishte nje gje qe dihej. Me te nuk kishte nevoje per shume fjale, punonte me nje intensitet 10 here me shume pikerisht per ate ndjenje faji qe kishte. Nuk kam dashur ta bezdis ate ndjenje faji, e lashe te punonte sepse e dija qe do te jepte me shume dhe une doja te fitoja gjithcka. Me pas te henen pas Madridit erdhi ne Milano, kemi folur dhe ai u mrekullua nga fakti qe une do te qendroja. Me tha ‘Si ia beni te qendroni per menyren si e trajtojne Interin? Une kam mesuar se cfare eshte Inter ne futbollin italian, por ju pse qendroni? Jeni ju qe duhet te largoheni’. I thashe qe per mua nuk ishte e lehte”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.