Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,078 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Nje ndeshje per heronjte e Tripletes. Mazzarri? Perpara me te”

Moratti: “Nje ndeshje per heronjte e Tripletes. Mazzarri? Perpara me te”
Ardi Deda

“Nje tjeter sezon me Mazzarrin? Per kete duhet te pyesni te tjeret, por duket se do te jete keshtu”. Keto jane fjalet e Massimo Moratti pas takimit me Erick Thohir ne mengjes ne mbledhjen e asamblese se aksionereve. “Derby? Milani eshte mire, eshte ne rritje duke perjashtuar ketu ndeshjen e fundit. Seedorf nuk me duket se eshte duke bere keq. Por edhe tek Inter kemi nje moment te mire, keshtu qe mendoj se do te kemi nje derbi shume te bukur”.

Cfare Inter po lind me Thohir?

“Nga pikepamja futbollistike, kemi gjithmone ambicien per te ndertuar nje skuader te bukur, cdo vit duhet te kompletosh ate qe mendoje se e kishe kompletuar me pare, ndoshta duke blere lojtare te ndryshem ne pozicione te ndryshme. Per pjesen tjeter eshte nje kalim normal pronesie ku tani ka shume shoqeri qe garantojne gjithcka kur me pare ishte vetem njera. Ka objektiva dhe projekte, qe shpresoj te realizohen sepse jane shume interesante”.

Mund te jete derbi i fundit per Javier Zanetti, qe gjithsesi mund te mos kete nje feste per shkak te skualifikimit te Curva Nord: cfare mendoni per keto dy gjera?

“Zanetti eshte shume i vleresuar, mendoj se ka nje marreveshje dhe per te ardhmen, ka kohe per te zhvilluar gjerat e nevojshme per te lartesuar historine e Zanetti si futbollist, ashtu si edhe per te gjithe ata qe kane fituar Tripleten. Mendoj se eshte rasti per te organizuar nje ndeshje per te gjithe ata, ne tetor ose ne momentin e duhur. Ne ate kohe nuk kemi festuar mjaftueshem”.

Po mendohet per Diego Milito?

“Do te kete mirenjohjen e perjetshme te gjithe interistave, dashuria per te mbetet. Eshte personazhi qe na ka bere te fitojme Tripleten. Ndjenja eshte kjo”.

Mourinho shkone ne finale?

“Jemi te gjithe me te”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.