Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 10, 2018

Scroll to top

Top

3,053 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Pele ishte lojtar i Interit, ishin hedhur edhe firmat. Por babi im e grisi kontraten sepse…”

Inter Club Staff

Pele tek Interi? Gjithcka e vertete. Zikalterit praktikisht e kishin blere futbollistin me te forte te historise por revolta kunder presidentit te Santos shtyu Angelo Morattin qe te griste kontraten e firmosur per te miren dhe sigurine e presidentit te klubit brazilian.

Kete gje e konfirmon edhe Massimo Moratti: “Eh, po. Me keqardhje e kujtoj por babai im u ‘detyrua’ moralisht ta griste ate kontrate: nga ana tjeter e telefonit ishte nje njeri shume i shqetesuar per jeten e tij dhe te ardhmen qe e priste… Kur lexova se Milani e kishte kerkuar ne Gazzetta dello Sport mbeta i habitur. Mund te kete ndodhur edhe kjo, por per hir te vertetes, Interi ishte skuadra e pare europiane qe e kishte ne dore ate kampion te madh, ndoshta me te madhin ne histori. Kujtoj shume mire qe kishim nenshkruar me Pelen per sezonin 1958-59. Ishte djaloshi qe kishte mahnitur boten ne Suedi (ku u mbajt Boterori 1958), keshtu babai nxitoi dhe e dogji konkurrencen. Kishim edhe nje kontrate te rregullt, te firmosur dhe qe duhej vetem te depozitohej. Por kur njerezit ne Brazil moresh vesh per kete gje filluan te kercenonin dirigjentet dhe sidomos presidentin e Santosit. Nuk ishte me nje ceshtje futbolli por ndergjegjje, keshtu babai e grisi ate kontrate.”

“Tentativa te tjera? Po, po. Ne nje moshe pak me te madhe u rikthyem ta kerkonim por per shkak te kufijve te mbyllur nuk arriti te konkretizohej dot me. Me pak fjale per pak desh e kemi bere tonin Pele dhe lojtari ne ate kohe ndiqej nga afer nga Interi. Por jo vetem Interi ndiqte Pele por edhe ky i fundit ndiqte shume Interin ne ate kohe, aq shume sa ne ate kohe deklaroi se tek Santosi i tij, Mariolino Corso do te ishte italiani i vetem i denje per skuadren e tij. Mario eshte gjithmone krenar per keto fjale por bashke me te edhe te gjithe ne. Jo me kot Mario ne ate kohe quhej kemba e majte e zotit…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.