Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

964 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Penalltite? Situate komike, dicka absurde. Ndoshta kane frike nga…

Moratti: “Penalltite? Situate komike, dicka absurde. Ndoshta kane frike nga…
Xhorxh Gellci

Shume fat i keq, skuadra ka luajtur mire ne pjesen e dyte, ne te paren ishim pak te lodhur, por sigurisht kemi merituar fitoren.” – keshtu ka thene presidenti i nderit i Interit Massimo Moratti ne hyrje te zyrave te Saras.

“32 ndeshje pa penallti? Eshte dicka komike. Tanime flitet vetem duke qeshur, sepse dihet qe ndodh cdo jave, dhe penalltite nuk na i japin.”

“Te flasim per qellime te keqija? Po jo, pse duhet te flasim… vitin e shkuar ka ndodhur e njejta gje, qe nga ndeshja me Juventusin deri ne fund te kampionatit, edhe ne te shkuaren… U ndodh te gjitha skuadrave, por ketu ndodh me nje statistike absurde. Besoj se arbitrat kane frike te japin penalltine e pare pas kaq shume kohesh, kjo mund te jete dicka qe i frenon mjaft, sepse penalltia duhet te jete e qarte, ndryshe behet nje problem.”

“Me duket se lojtaret futen ne fushe me deshiren per te bere mire, Mazzarri i karikon sic duhet, por ka ndeshje ku gjerat nuk fillojne te ecin. Guidolin nuk eshte keq, dje ka hedhur ne fushe nje skuader ne ate menyre qe te frenonte lojen tone. Nuk besoj qe eshte nje ceshtje deshire apo dembelizmi, skuadra deshiron te beje mire, nese shenon nje gol gjithcka funksionon me mire, kete e dime. Besoj se Mazzarri eshte i zoti.

Cfare do te thote Thohir me fjalen “do te shohim gjithcka”? Nuk e di, duhet te pyesni ate, jo mua.

Roli im nuk me mungon, kur dikush merr nje vendim te tille nuk mund t’i lere vend nostalgjise, une besoj tek ata qe jane aty ne kete moment.

Eshte shqetesuese ecuria e Interit? Ndoshta (qesh). Deri tani kemi folur per shume justifikime, te shpresojme qe jane ato qe na kane frenuar.

Torres dhe Dzeko? Mua me terheqin, ashtu sic u terheqin ju, sic terheqin nje tifoz te Curva Nord. Kushdo nga ne mund te kete preferencat e tij, pastaj ate qe do beje shoqeria nuk e di. Do te flasim, por vendimi nuk eshte i imi. Dicka eshte te marresh vendimin perfundimtar, dicka tjeter eshte te marresh pjese ne menyre miqesore ne ndertimin e dickaje, prandaj nuk mund te marr pergjegjesine e nje shprese.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.