Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,092 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti per vartesit e shoqerise: Asnje nuk largohet dhe asnje nuk hyn. Por…

Moratti per vartesit e shoqerise: Asnje nuk largohet dhe asnje nuk hyn. Por…
Xhorxh Gellci

Massimo Moratti ka mbledhur, ne sallen e trofeve te Interit, te gjithe vartesit e shoqerise, rreth 150, mes te cileve ata qe punojne ne zyrat e Interit, ne Interello, ne San Siro dhe ne Pinetina.

Rreth ores 11 te te enjtes, numri nje ziklater ka dashur t’u shpjegoje te gjitheve evolimin e tratatives me Thohir. Ja permbledhja e diskutimit te mbajtur nga presidenti, sic raporton Gazzetta dello Sport: “Me te gjithe kete qe lexohet, eshte e nevojshme qe te sqaroj une. Jemi duke e mbyllur tratativen. Duhet te vazhdoni te besoni ne impenjimin e familjes, por tani duhet te filloni te besoni edhe tek grupi i ri indonezian. Sepse nuk behet fjale per nje grup qe hyn dhe nje qe del, por per dy familje qe bashkohen per te miren e Interit. Duhet te hapemi ne Lindje. Vazhdoni te punoni me impenjim dhe rrini te qete per te ardhmen.”

Ndoshta per zhurmen sepse ka patur shume njerez prezente, ndoshta nga emocionet, nje nga te ftuarit ka patur nje gjendje te fikti, por e ka marre veten menjehere.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.