Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,126 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti perqafon serish Interin. Pas nje vere te veshtire, me 14 shtator…

Moratti perqafon serish Interin. Pas nje vere te veshtire, me 14 shtator…
Ardi Deda

Ku ka perfunduar Massimo Moratti? Numri nje i Interit, pas 18 vitesh nuk e ka me pushtetin absolut tek Inter dhe kohet e fundit eshte zhdukur, edhe nga Meazza mbi te gjitha. Por sipas Gazzetta dello Sport, ai se bashku me Thohir, pavaresisht se jane te ndryshem per nga kultura dhe ideologjite, po gjejne menyren per te bashkejetuar.Ja ku, pas nje darke midis te dyve, te premten e kaluar, ku kane patur mundesine per te folur, Moratti mund te shfaqet serish ne stadium me 14 shtator ne ndeshjen Inter-Sassuolo. Ish padroni ka perjetuar veren e pare fizikisht larg skuadres. Pavaresisht se azhornohet vazhdimisht nga Thohir dhe ndjek hap pas hapi zhvillimet ne shoqeri ne fushe, nuk eshte mesuar (dhe as nuk do qe te mesohet) me role te fasades, te zbrazur nga vempritari. Por Inter mbetet ne zemren e tij dhe me 14 shtator kunder Sassuolo Massimo Moratti do te jete ne vendin e tij ne tribune, duke pritur qe ti beje shoqeri se shpejti ne San Siro ortakut, qe duhet te kthehet ne Milano per Inter-Atalanta me 24 shtator. Hera e fundit qe kane qene bashke eshte me 10 maj, naten e kualifikimit ne Europa League pas fitores 4-1 kunder Lazios, por edhe naten e lamtumires se Zanettit dhe mbylljes se nje epoke.

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.