Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

470 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Pisapia-Thohir, takim pozitiv. Per Samuel dhe rolin tim…”

Moratti: “Pisapia-Thohir, takim pozitiv. Per Samuel dhe rolin tim…”
Donald Elmazi

Pak minuta pas takimit me kryebashkiakun Pisapia, Erick Thohir, Rosan Roeslani dhe Handy Soetedjo, presidenti i nderit te Interit Massimo Moratti komenton keshtu diten e tij, e para zyrtare jo si president i Interit.

Cfare keni biseduar sot?

“Ka qene nje menyre e mire pritje nga ana e kryebashkiakut dhe nje vleresim i te gjitha paleve. Ishte qellimi i Thohi dhe i ortakeve te tij ta shihnin MIlanon si qytet miqesie midis Italise dhe Indonezise”.

U fol per stadiumin e ri?

“Absolutisht jo”.

FcInterNews.it pyet Presidentin nese kane folur per ndeshjen e sotme?

“Jo edhe pse nuk ishte nje teme e bukur(qesh). Jo, pavarsisht rezultatit qe nuk ka vlere, me vjen keq per Samuel qe ka dale i demtuar por nuk kemi folur per kete”.

Cfare keni menduar sot ne mengjes pasi keni lexuar gazetat?

“Isha kurioz te shihja se si ishte perqafuar ngjarja. Tifozet jane inteligjente, sepse shohin te ardhmen me optimizem dhe besim, me mirnjohje dhe eshte nje gje e bukur”.

Keni marre ndonje mesazh?

“Jo, ne kete telefon nuk kam marre. Ndoshta tek tjetri…”

Tifozet ne Pinetina ishin mirnjohes ndaj jush dhe besonin tek Thohir.

“Po po, per kete them qe tifozet jane inteligjente. I kam falenderuar gjithmone dhe vazhdoj ta beje sepse ata ecin perpara me pasion qe eshte motorri i gjithe kesaj edhe per te ardhmen”.

Ne fund nje pyetje per rolin tuaj te ri. Mund te beheni i tepert?

“Me kane ofruar nje pozicion qe nuk besoj se eshte i tepert, sepse pastaj varet nga rezultatet e skuadres dhe nga sa do jete i lumtur Thohir, sa do te jem une dhe sa do te jene tifozet”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.