Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,559 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti po thoshte te verteten por strategjia e Interit ne merkato eshte e rrezikshme.

Moratti po thoshte te verteten por strategjia e Interit ne merkato eshte e rrezikshme.
Xhorxh Gellci

Jemi ne fillim te korrikut. Deri ne fund te merkatos ka akoma kohe. Gjerat me interesante dalin ne drite pikerisht rreth fundit te gushtit.” Keto ishin fjalet e Morattit ne 9 korrik, ne eventin Pirelli ne Milano, para se te fillonte pregatitja ne Pinzolo.

Presidenti zikalter, ne baze te kesaj qe ka ndodhur deri tani, po tregonte te verteten. Blerjet ne kohe te shpejta te Icardi dhe Belfodil kane paraqitur nje perjashtim ne nje merkato interiste qe deri ne kete moment karakterizohet nga pritje te gjata dhe te lodhshme. Por duhet thene se per sulmuesit nuk mund te pritej duke pare qe Milito dhe Longo ishin te demtuar, Cassano do shitej dhe Rocchi ishte larguar.

Pra, Interi po pret uljet e cmimeve te fundit te merkatos, shpreson qe, ashtu sic ka ndodhur shpesh gjate viteve, cmimet te bien dhe konkurrenca te ulet pas fillimit te sezonit. Eshte pikerisht kjo strategjia, e perdorur me Radja Nainggolan, per te cilin Roma ka hequr dore perfundimisht, ndersa Fiorentina nuk duket kaq e interesuar dhe pret qe Cellino te ule kerkesat.

Nderkohe, Mazzarrit i eshte kerkuar te vleresoje skuadren ne dispozicion te tij per te vendosur edhe lojtaret qe do te largohen nga kjo skuader.

Por duhet thene se strategjia zikalter eshte shume e rrezikshme. Uljet e fundit te sezonit te merkatos, mbi te gjitha i perkasin skuadrave te medha europiane, qe shpesh i leshojne lojtaret e tyre me cmim te ulet. Por lojtaret e Psg, Real, Chelsea, Manchester City etj marrin paga shume te larta, me te larta se ato te lojtareve me te mire interiste (Guarin, Palacio, Ranocchia, Handa).

Pra, ngelet rreziku qe ne fund te duhet te perdoret plani B, plani C dhe disa raste edhe plani D. Mazzarri ka kerkuar nje lojtar te djathte per pregatitjen verore, pastaj per turneun ne Amerike. Asgje e bere, kohet jane zgjatur jashte mase. Tekniku interist ka thene qe nuk ka qene kurre kaq i qete per merkaton dhe duhet thene se nuk eshte trajner qe ben deklarata sa per te kaluar rradhen, por thote gjithmone te verteten. Dhe ne shpresojme te jete keshtu, mungojne pak me shume se dy jave nga fillimi i sezonit zyrtar dhe skuadra eshte dukshem e pakompletuar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.