Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,372 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Recoba, Zanetti e Mourinho xhevahiret e mi. Por El Chino kishte pak deshire per tu stervitur. Thohir-et jane…”

Moratti: “Recoba, Zanetti e Mourinho xhevahiret e mi. Por El Chino kishte pak deshire per tu stervitur. Thohir-et jane…”
Redi Asabella

Massimo Moratti eshte ndalur ne mikrofonat e Sport Non Stop, emision i RSI, Radio Televisione Svizzera Italiana. Presidenti i nderit i Inter ka prekur tema te ndryshme, te kaluara dhe aktuale, duke u kredhur ne kujtime por duke folur dhe per projektet e ardhshme. Ja fjalet e ti: “Javier Zanetti eshte simboli i Inter-it qe ka qene. Dhe qe do te jete. Po fillon te nise nje rruge drejtuesi, i ka te gjitha karakteristikat per te bere mire. Sic ka qene dhe per Giacinto Faccheti. Ronaldo ka qene nje talent i pakapshem. Pas demtimit u tregua gjigand: jo sic mund te ishte. Por per mua nuk ka asnje lojtar me teknike si Alvaro Recoba. Por kishte nje difekt: pak deshire per tu stervitur. E kam shume perzemer”.

Moratti kujton dhe mesimet e te atit Angelo: “Detyra e presidentit te nje skuadre futbolli eshte qe te shperndaje lumturi tek njerezit. Me nje fitore, nje blerje te mdhe, me emocione”. Massimo ka folur dhe per kalimin e Inter-it tek Erick Thohir: “Eshte ne duar te sigurta. Kam pasur mundesine te njoh me teper familjen Thohir: shume kompetente, punojne shume, dine c’ eshte media, me duket zgjidhja me e mire e mundeshme sot qe futbolli eshte i botes dhe jo vetem i nje shteti”.

Duke u rikthyher tek Recoba dhe Ronaldo Moratti shton: “Mund te ishte nje fenomen, per mua me i miri i botes. Me dhunti teknike si askush. Por nuk stervitej sa duhet, nuk kishte deshire te vuante. Ka bere nje karriere poshte vlerave te tij te jashtezakonshme. Fati i keq i Ronaldos eshte qe u demtua pas boterorit te 1998. Ai demtim i ka thyer endrren qe te behej me i madhi. Ka bere nje karriere shume te bukur, ka qene i madh! Pa ate demtim do te kishte qene edhe me”. Dy fjale dhe per Mancini dhe Mourinho. “Mancini ka fituar shume dhe ndertuar nje Inter te madh. Ka bere shume mire. Mourinho vitin e pare ka bere si Mancini. Pastaj mori vrrull dhe arriti Tripleten, nje gje e jashtezakonshme e dikujt te jashtezakonshem”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.