Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,965 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti shet 100% tek Thohir. Po-ja vetem ne kushte te caktuara. Po vleresohet…

Moratti shet 100% tek Thohir. Po-ja vetem ne kushte te caktuara. Po vleresohet…
Xhorxh Gellci

Deshtimi i tratatives me kinezet ka lene shenje, edhe per kete Massimo Moratti nuk ka ndermend te perserite gabimin qe te quaje te mbyllur nje tratative qe akoma nuk eshte. Edhe pse, ne krahasim me kontratat e shkruara me pare (dhe me pas te grisura per shkak te burokracive ne Republiken Popullore Kineze) me CRCC qe u kerkonin aksionereve te rinj te derdhnin 55 milion per 15% te aksioneve, tani ceshtja eshte me komplekse. Erick Thohir nuk ka ndermend te investoje miliona pa patur mundesi te vendose dhe pa patur mundesi vendim-marrese ne ceshtjet e drejtimit te shoqerise, prandaj zgjedhja eshte e gjitha e Morattit: ta shese Interin apo ta mbaje. Shume me e lehte te thuash se sa te veprosh.

Megjithate, sipas Gazzetta dello Sport, ka nje pike nisjeje shume te qarte: “Ne prani te disa kushteve te caktuara ose garancive, numri nje zikalter eshte me te vertet i gatshem te shese menjehere edhe te gjithe shoqerine ose nje kuote shumice aksionesh qe duhet te vendoset. Thohir duket i besueshem, solid, dhe shume entuziast.” Nje lajm i ri shume themelor, sepse te ben te kuptosh sesi eshte nje faze shume delikate dhe ne disa menyra, epokale. “Moratti tani frenon sepse me pare do te vleresoje cdo detaj te vogel, dokumentat, fluksin financiar, programet afatshkurter, afatmesem dhe afatgjate te nje shoqerie qe ne cdo rast vjen nga nje realitet gjeografik dhe sipermarres shume larg Italise, prandaj shume gjera mund te ndryshojne. Dhe kjo do te ishte eksperienca e pare per futbollin italian.” – shpjegon Gazzetta dello Sport.

Klubi nje vit me pare ishte vleresuar rreth 360 milion euro, pervec debiteve qe shkonin rreth 300 milion. Me pak fjale, per te nderhyre konkretisht, Thohir duhet te mbuloje menjehere mungesat dhe pastaj te filloje te gjitha aktivitetet ne lidhje me marken, ne menyre qe klubi te filloje te nxjerre fitime. Nje sfide qe mund te duket e thjeshte per dike qe ka nje perandori ekonomike si indoneziani, por ne realitet nuk eshte kaq e thjeshte per dike qe ka pak eksperience me dinamikat e ketyre ngjarjeve. Moratti e di qe nuk mund te deshtoje, sepse do te ishte keq per Interin, prandaj per kete edhe pavendosmeria eshte e madhe. Presidenti nuk do ja falte kurre vetes shitjen e klubit dikujt qe mund ta shkaterronte, por ne te njejten kohe nuk ka ndermend te qendroje ne kete gjendje te veshtire.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.