Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,132 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Spalletti ka kuptuar si te beje Interin te funksionoje. Gasperini? Ja pse e shkarkova…”

Moratti: “Spalletti ka kuptuar si te beje Interin te funksionoje. Gasperini? Ja pse e shkarkova…”
Ardis
  • On 07/11/2018, 19:20

Massimo Moratti, ish presidenti i Inter-it, ka dhene nje interviste te gjate ne mikrofonat e CalcioAtalanta.it, per te folur jo vetem per momentin e skuadres zikalter por edhe per kundershtaret e rradhes te Luciano Spalletti-t, Atalanta.

Nese ka gjetur zgjidhjen e duhur? Duket se e ka gjetur. Duket se ka gjetur menyren e te luajturit me te pershtatshme dhe arrin te menaxhoje shume mire lojtaret qe ka ne dispozicion”.

Duke folur per ndeshjen, Moratti shton: “Historikisht ne Bergamo eshte shume e veshtire. Por eshte nje sfide njesoj e rendesishme dhe Inter-i duhet te zbrese ne fushe me shume perqendrim per te kerkuar qe te arrije rezultat”.

“Per Atalante-n kam nje mendim te mire. Jo vetem ne aspektin se cfare ka arritur ne futbollin europian, por edhe per lojen e bukur dhe per faktin qe ka nxjerre shume futbolliste te rinj”.

“Nje parashikim? Sigurisht qe shpresoj qe te fitoje Inter-i, por do te jete e veshtire ne nje fushe si ajo e Bergamo-s”. Me shume levdata ndaj familjes Percassi: “Kane arritur te ndertojne nje shoqeri dhe nje grup pune qe e kane zili shume te tjere”.

“Jane njerez serioze qe e kane kuptuar sesi mund te menaxhohet seriozisht nje shoqeri futbolli. Per me teper presidenti i Atalante-s eshte nje person me eksperience dhe instinkt”.

Ne menyre te paevitueshme, do te flitet edhe per Gian Piero Gasperini tek Inter-i: “Tek Inter-i kaloi nje eksperience negative, por tek Atalanta po arrin te shprehet shume mire. I penduar per heqjen nga posti i trajnerit? Ne ate moment nuk mund te merrja vendime te tjera. Po vinin vetem rezultate negative dhe besimi nuk ishte maksimal”.

“Tek Inter-i llogjikohet ne menyre pak ndryshe: kur nuk realizon rezultate duhet te nderhysh ne nje fare menyre”. Ke do te merrnit nga Atalanta? “Me pelqen shume Duvan Zapata, por edhe Musa Barrow, ka hapesira per permisim. Por sot Inter-i eshte i kompletuar ne cdo repart”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.