Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

736 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Thohir, ekziston deshira nga te dy palet. Ecim perpara…”

Moratti: “Thohir, ekziston deshira nga te dy palet. Ecim perpara…”
Xhorxh Gellci

Pak minuta me pare ka perfunduar nje mbledhje e Keshillit te Administrimit te Interit. Ne dalje nga zyrat e shoqerishe, presidenti Moratti flet per shume tema. Niset nga Erick Thohir: “Ekziston deshira e mire nga te dyja palet per te percaktuar gjithcka. Diskutimi po ecen perpara. Nuk e di nese arrihet marreveshje brenda korrikut” – ka thene presidenti. Me poshte keni intervisten e plote te tij, shume te rendesishme, te sjelle te plote ne shqip nga inter.al

Cfare eshte diskutuar ne mbledhjen e sotme? 

“Kemi diskutuar per shumen e pagave te lojtareve per vitin e ardhshem, asgje e vecante. Kemi konstatuar se ne dy vjet kemi ulur dukshem pagat. Nese do te hynim ne Champions do te ishte me mire, do e kishim mbyllur sezonin me humbje shume te vogel, na vjen keq qe nuk kemi mundur. Humbjet jane me te vogla.

Si shkon tratativa per Belfodil?

“Kam folur tani…por po shkon perpara mire.”

Po per Stankovic?

“Ketu eshte nje diskutim pak i ndryshem, ai ka bere historine e Interit, eshte nje diskutim i vecante.”

Eshte shitja e nje lojtari kryesor e rendesishme?

“Eshte e drejte te mendojme, e ben cdo skuader qe ka nevoje te shese para se te blere. Ndonjehere te dyja gjerat nuk mund te ndodhin ne te njejten kohe, dhe eshte e rendesishme te behet ajo qe duhet per te forcuar skuadren. Do te shikojme nese do te kemi mundesi per te shitur ndoshta pa bere nje sakrifikim te madh ne aspektin e lojes. Mungojne akoma 2 muaj per te arritur qellimet.”

Eshte Juventus nje ekip qe nuk mund te mundet? 

“Tevez eshte nje blerje e mire, nje lojtar me karakter dhe eksperience, por i pamundshem nuk eshte askush.”

Ju vjen keq per Tevez?

“Jo, asnje keqardhje, Tevez ka nje page prej 8 milion qe eshte shume e larte per ne.

E keni definuar Cassanon nje artist, te vjen keq qe largohet?

“Absolutisht po, sepse eshte nje lojtar klasi si shume lojtare qe kane pasur dhe kishin karakteristika te ngjashme.

Isla eshte afer?

“Po flasim me Juventus por edhe me shoqeri te tjera per ate rol. Do te shohim mundesite me te mira.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.