Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,805 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti tregon: “Thohir, ja pse kam bere kete zgjedhje. Une? Qendroj vetem nese..”

Moratti tregon: “Thohir, ja pse kam bere kete zgjedhje. Une? Qendroj vetem nese..”
Xhorxh Gellci

I besdisur? Jo, perkundrazi… Me kane bere shume pershtypje. Fjalet e Ernesto Pellegrinit jane nje akt dashurie drejt Interit dhe nje prove miqesie ne drejtimin tim. Ka te drejte: skuadrat e futbollit duhet t’i duash. Dhe une mendoj se di dicka… Me ka telefonuar dhe me ka thene: Massimo, te vjen keq nese i them keto gjera? Aspak, i jam pergjigjur. Eshte nje zoteri i vertete.” Keshtu flet Massimo Moratti ekskluzivisht per Gazzetta dello Sport per fjalet e Ernesto Pellegrinit, ish presidentit te Interit, te cilit ai vete i bleu shoqerine. Pellegrini bente thirrje qe Moratti mos e shiste Interin tek Thohir, sepse skuadrat e futbollit ne fillim duhet t’i duash, dhe tregohej i gatshem t’i gjente biznesmene italiane qe mund ta ndihmonin ne kete moment te veshtire, por duke ja lene atij ne pronesi Interin. Gjithashtu, presidenti shpjegon motivet e shitjes shume te afert te shumices te aksioneve tek Thohir.

Me te vertet ke dyshime? Ndeshja me nostalgjine eshte akoma e hapur?
“Nostalgjia, si koncept, na qendron gjithmone mbrapa shpine. Ky eshte limiti i akteve te dashurise, te timeve, ashtu si ata te Pellegrinit… Jo, nuk ka te beje nostalgjia, kam vendosur te shoh te ardhmen.”

Por nuk do te ishte terheqese ideja e nje grupi miqsh qe nderhyn per pasion, dhe ndoshta per te rregulluar ndonje borxh te tepert?
“Borxhet, borxhet: flisni gjithmone per ata, por eshte nje gabim. Borxhi i Interit eshte i ngjashem me ate te shoqerive te tjera te medha, dhe nuk me shqeteson aspak. Megjithate eshte ne pjese te madhe i lidhur me personin tim dhe eshte strukturuar ne menyre solide. Mund te vazhdoj qetesisht i vetem. Problemet nuk jane borxhet, problemi i vertete jane te ardhurat vjetore. Jane gjeja me e rendesishme per zhvillim: nje teme komerciale, nese nuk duam ta quajme industriale, qe ne futboll duket keq… Ajo per te cilen shqetesohem eshte e ardhmja e skuadres. Dhe kjo nuk mund te ndahet nga zgjerimi i markes ne merkaton internacionale.”

Mire, por per ti dorezuar nje pjese te zemres tende nje miliardari indonezian duhet shume… Me te vertet nuk ekzistonin alternativa? Ndoshta po pergjigjet vetem avatari juaj, nje ze larg emocioneve…
“Shiko, per vite futbolli italian, dhe marr persiper pjesen time te fajit, ka fitur ne fushe jashte Italie, por financiarisht ka luajtur nje ndeshje absolutisht brenda Italise. Dhe e ka humbur. Eshte ushqyer nga te drejtat televizive dhe goditjet ne merkato. Te jem i qarte, edhe ato sherbejne, krijojne identitet dhe bashkim mes tifozeve, qe jane thesari kryesor i nje skuadre. Por sot gjendemi te paafte per te bere sistem, me stadiume te vjeter, pa nje format qe mund te terheqe nje interes planetr. Te krijosh nje merkato solide jashte Italie, eshte nje operacion i gjate, i veshtire dhe i kushtueshem. Dhe konkurrenca eshte shume e forte. Hyrja e nje aksioneri aziatik, per shembull, kete merkato ta sjell ne shtepi. Te detyron te ndryshosh adrese dhe zakone menaxhimi. Te hap drejt botes dhe drejt burimeve te tjera ne menyre pothuajse automatike. Pra, me pak fjale, te internacional-izon me shume sesa Tripleta…”

Ah, Tripleta mitike. Ndoshta duhet ta nisim qe aty, ne nje sezon plot me triumfe, jo shume te larget por qe tani duket larg, origjina e mendimit te ri morattian, inati sipermarres dhe zhgenjimi racional qe ju detyron te beni avatarin tuaj te flase (duke lene menjane emocionet). Nga ato tituj, ne realitet Interi nuk ja ka dale te kapitalizoje asgje, pervec gezimit te madh jo-material qe i ka fituar pas dhjetra vitesh mungese. Ne planin financiar, fitorje e trefishte nuk ka nisur nje cikel zhvillimesh. Perkundrazi, ka qene fillimi i nje renieje te shpejte. Progresioni i bilancit eshte i pameshirshem: ne 2010 Interi kishte 251 milion te ardhura, sot ka 170. Sigurisht, mungon kontributi i Champions League, por distanca me klubet e medha eshte e dukshme.
“Nje gezim gjigand dhe gjithashtu nje mundesi gjigande e çuar dem, ja cfare ka qene… Shiko, Interi eshte si nje bije. Nje vajze shume e bukur, me tipare te jashtezakonshme. Ben gjithcka qe te argetohet, sepse eshte e drejte keshtu. Por vjen nje kohe kur duhet ta shpiesh ne kolegj. Disiplina dhe edukata jane themelore per rritjen e saj. Vetem keshtu do te mesoje te ece e vetme… Interi ka ulur kostot dhe pagat, por kjo nuk sherben aspak nese te ardhurat zvogelohen. E perserit, eshte nje ceshtje mbijetesa. Eshte nje problem zhvillimi dhe duhet te zgjidhet me nje inovacion shume te forte. Inter vlen shume here me teper se ajo qe prodhon ne aspektin e te ardhurave. Duhet te vleresoje marken ne planin internacional, nese deshiron te kete nje te ardhme ashtu sic e ka traditen.”

Shifrave nuk mund t’ju ikim: me 2010 pagat e lojtareve shkonin ne 235 milion, sot jane ulur pothuajse ne gjysem, por humbjet ne bilanc qendrojne te palevizshme mbi 70 milion euro. Thohir, ose cdo njeri, nuk eshte nje shperthim ndenjash, por nje nevojshmeri racionale. Do e kuptojne tifozet? Dhe Pellegrini do i pranoje pergjigjet e tua?
“I kuptoj shume mire, tifozet tane: mendimi im i pare eshte per ta sepse Interi eshte i atyre qe e duan. Me beso, por veproj per ata. Dhe e kuptoj Pellegrinin: pergjigjet dhe dashuria e tij jane demonstrimi qe Interi ka nje vlere shume te madhe te pashprehur, qe duhet te lirohet ne te ardhmen. Nga ana tjeter, nje ardhje e Thohir nuk do te ishte aspak ne kundershtim me hyrjen e aksionereve te tjere, perfaqesues te botes Interiste…”

Dhe Moratti, ne gjithe kete qe po ndodh, cfar rol merr?
“Interi do te jete nje shoqeri e menaxhuar ne menyre moderne dhe internacionale. Nese sherbej, do te qendroj te jap kontributin tim. Por ju lutem, te mos flasim shume per rolin tim. Ja u kerkoj edhe tifozeve: presidenti-simbol, ne nje pike te caktuar, e humbet vleren… Interi nuk eshte nje ceshtje personale. Ne fund te fundit, nuk kam qene kurre ne dashuri me postin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.