Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

645 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “U cudita nga Agnelli, beri dicka qe nuk e prisja. Marotta tek Interi? Une mendoj se…”

Moratti: “U cudita nga Agnelli, beri dicka qe nuk e prisja. Marotta tek Interi? Une mendoj se…”
Ardis
  • On 09/10/2018, 18:29

“Une president i FIGC? Ishte nje gjest shume i bukur nga ana e Andrea Agnelli, dhe shume guximtare. Ishte dicka qe mund te perplasej me mospelqimin nga ana e tifozeve, nderkohe ishte nje veprim simpatik qe besoj se mund te fshije, ne nje aspekt te caktuar, zemerimin qe ka sjelle Calciopoli. Pavaresisht kesaj historia ngelet, ndersa mllefi eshte zhdukur”.

Ne mikrofonat e RMC Sport, Massimo Moratti flet per kandidaturen e tij per president te FIGC, i mbeshtetur, midis te tjereve, edhe nga numri 1 i Juventusit. Me tutje shton: “Nuk me dukej e drejte te pranoja kete kandidature, duke “fshire” ate qe eshte impenjuar dhe kishte mbledhur votat. Marredhenia me Agnelin eshte gjithmone qytetar dhe e dashur, e njoh qekur ishte femije. Te vazhdoja me te njejten polemike ishte shume e merzitshme”.

Moratti gjithashtu shprehu disa mendime mbi Interin e tij: “Mbas ndeshjeve te para sigurisht qe isha i zhgenjyer dhe kisha frike se kampionati nuk do te ishte ne nivelin e pritshmerive, me pas erdhi edhe kthesa ne ndeshjen kunder Tottenham qe ka dhene besim dhe ka risjelle shpresa tek tifozet dhe te shoqeria. Interi po tregon se ka karakter , por edhe lojtaret jane… Keshtu qe me nje loje pak me te bukur, nese arrijne ta gjejne, une besoj se mund te bejne akoma me mire per te arritur me pas sa me larte”.

Juve si Interi i Tripletes? “Sigurisht qe ekziston nje vendosmeri, nje kompaktesi e skuadres qe pret gjera te medha. Por Tripleta nuk eshte gje e thjesht, duhet te bashkosh shume pjese, edhe pse kjo Juve i ka mjetet per ta provuar”.

Marotta – Inter. “Nuk i bej une keto zgjedhje, por me pelqen shume Marotta. Eshte treguar i zoti perpara dhe mbas eksperiences tek Juventusi, eshte nje person i ekuilibruar qe di te beje shume mire punen e tij, une do e vleresoja shume tek Interi”.

 

Cristiano si Fenomeni Ronaldo? “Sigurisht qe ishte nje levizje shume e mire e Juventusit, qe shkakton rritje te kuriozitetit mbi futbollin italian. Une personalisht shikoj ndeshje te bardhezinjve per te pare Ronaldon. Besoj se eshte nje “magnet” i fuqishem per kampione te tjere nderkombetare qe e shikojne Serie A si trampoline”.

Icardi kapiten. “Paraardhesi eshte Zanetti, nje tjeter menyre per te drejtuar. Icardi, persa me perket mua, eshte nje kapiten sepse ka mesuar per te qene i tille, eshte shume protektiv dhe ka nje fytyre shume te qeshur. Pastaj ai e udheheq skuadren me golat e tij”.

Mancini trajner i kombetares italiane. “Per mua ka marre persiper nje detyre te veshtire me guximin e zakonshem, eshte nje trajner me kualitete te medha. Kam lexuar disa kritika ne drejtim te kombetares, ka shume pak durim. Besoj se duhet te presim, Roberto eshte nje person shume serioz”.

Mourinho serish ne Itali ne te ardhmen? “Sigurisht duhet te kthehet se ai e kerkon nje gje te tille (qesh). Besoj se Mourinho ka kualitete dhe karakter te forte. Sigurisht, futbolli te tradhton, une kam pare ndeshjen e tij kunder Newcastle e Benitez, kundershtari i tij, dhe kam nje ndeshje karakteri nga ana e skuadres se tij qe mund te jete dhe nje moment i rinisjes. Te shikojme, Mourinho eshte i forte”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.