Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,915 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti vendos kushtet per Thohir. Impenjim 3-vjecar, fuqi veto-je dhe…

Moratti vendos kushtet per Thohir. Impenjim 3-vjecar, fuqi veto-je dhe…
Xhorxh Gellci

Massimo Moratti do i hape rrugen hyrjes te Erick Thohir ne shoqeri atehere kur manjati indonezian te kete pranuar kushtet e vendosura nga numri nje i Interit deri ne kete moment.

Moratti deshiron te garantoje nje te ardhme te ndritur per Interin, nje te ardhme ne eliten e futbollit europian. Per kete, sic shkruan sot ne mengjes revista “Affari dhe Finanzi”, padroni zikalter “ka kerkuar qe Thohir te impenjohet dhe te garantoje te pakten per 3 vitet e ardhshem, te njejtin fluks ekonomik te garantuar nga Moratti ne vitet e fundit, duke siguruar keshtu qe skuadra te ngelet ne eliten europiane. Ose te pakten te jete ne kushtet per te provuar. Tre vjet do te zgjate pakti qe do e lidhe Morattin me pronarin e ri, pakt qe parashikon dy vende ne pese ne Keshillin e Admnistrimit per familjen milaneze. Por ajo qe eshte e rendesishme eshte e drejta e veto-s per Morattin ne lidhje me operacionet qe mund te rrezikojne qendrueshmerine financiare.

Tratativa eshte ne fazat finale, sepse gjithcka duhet te jete mbyllur para Asamblese te tetorit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.