Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,722 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Wolfsburgu nuk na frikëson, fundamentalë Palacio-Icardi dhe tifozët. Besoj! Mancini, Guarin dhe Shaq…”

Moratti: “Wolfsburgu nuk na frikëson, fundamentalë Palacio-Icardi dhe tifozët. Besoj! Mancini, Guarin dhe Shaq…”
Rinor Sopaj

Kthehet të flasë Massimo Moratti dhe e bën për Gazzetta dello Sport, duke e bërë të ditur dëshirën për të përmbysur rezultatin 3-1 në shtëpinë e Wolfsburgut. Një përmbysje është e mundshme, sipas ish-pronarit zikaltër.

“Interi mund ta bëj përmbysjen. Burrat aty janë, shumë varet nga morali dhe ne të gjithë mund të kontribojmë në këtë, duke shkuar në stadium të enjten. Duhet të besojmë dhe të kemi vetëbesim. Në historinë e tij, Interi ka bërë shumë përmbysje të jashtëzakonshme si ajo me Liverpoolin në gjysëmfinale të Kupës së Kampionëve në vitin 1965, në ndërkohë edhe ajo ndaj Aston Villas me 1990 në Kupën Uefa, njejtë si me Strasburgun me 1997. Interi është i aftë t’i jap cdo gjëje përcaktim. Mjafton ta rikujtojmë atë 3-2 kundër Sapmdorias me 2005 pikërisht me Mancinin. Eshtë mëkat që nuk e kemi më një si Recoba…”.

Por, pas barazimit me Cesenan, pritjet nuk janë ato nga më të mirat.
“Nëse limitohemi në pjesën e parë, atëherë përfundimisht nuk jemi. Por në pjesën e dyte skuadra ka ditur të reagoj. Edhe pse në mbrojtje duhet të ketë më shumë siguri, e më pak frikë. Por them gjithashtu se cdo ndeshje është e re dhe nuk ka nevojë assesi ta kemi frikë të kaluarën”.

 Më e lehtë një 4-1 sesa një 2-0?
“Jam i bindur se djemtë mund të shënojnë gola. Celësi është që nuk duhet pësuar asnjë.

Icardi dhe Palacio janë në formë.
“Jam i lumtur për të dy. Të enjten skuadra ka nevojë të mbështetet te të dy”.

Edhe pse Podolski nuk do të jetë edhe Shaqiri rrezikon të mungoj.
“Zvicerani është shumë i fortë, por mendoj që duhet të arsyetojmë dhe ta përgatisim ndeshjen sikur mos të ishte ai. Në qoftëse do të ishte i gatshëm për lojë, edhe më mirë”.

Do të jetë rradha e njërit ndërmjet Hernanesit dhe Kovacic.
“Të dy kanë kualitete për të bërë mirë, por ata lojtarë fundamentalë mbeten Icardi dhe Palacio. Pastaj është edhe Guarin, i cili është shumë bujar. Lojtar klasik që thyen përpara. Por megjithatë humb mjaft topa, mirëpo gjithmonë ta jep përshtypjen që do të shënoj ose do ta bëj dikënd të shënoj”.

Wolfsburgu?
“Nuk më janë dukur të pamposhtur dhe golat i kanë shënuar për shkak të gabimeve tona, ashtu sic mund ta bënte cdokush tjetër. I vetmi rast për gol që e kanë krijuar ishte ai në kohën shtesë…Nuk është një kundërshtar i cili duhet nënvlerësuar dhe Mancini, gjatë përgatitjes së ndeshjes, duhet ta kujtojë këtë”.

 Sa do të jetë i rëndësishëm efekti i San Siros?
“Unë do të jem aty, sigurisht. Një stadium i mbushur mund ta bëj diferencën. Mbështetësit duhet ta japin atë provën e besimit për të cilën ka nevojë skuadra. Do të duhet zemër, teknik dhe fat. Por besoj qe celësi do të jetë komponenti emocional. Dhe një Meazza e mbushur do t’i angazhonte të gjithë”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.