Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,140 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti:”Krenar qe i kam bere te lumtur tifozet. Mbaj mend qe Ince…”

Moratti:”Krenar qe i kam bere te lumtur tifozet. Mbaj mend qe Ince…”
Donald Elmazi

Massimo Moratti, per intervisten e pare pas shitjes tek Thohir, ka zgjedhur te luaje ne shtepi. Per mikrofonat e Inter Channel, i ftuar tek Mondo Inter, presidenti ka folur per cdo teme te aktualitetit.

Fcinter1908.it ka mbledhur fjalet e tij, te cilat inter.al ua sjell te plota ne shqip:”Une i pare qe kam bere nje sit zyrtar? Nuk mund te kem qene i pari sepse 40 vjet me pare nuk ishte. Eshte merite e gruas time qe eshte shume energjike, informaticiene dhe ka instikte per keteo gjera”.

KRENARI- “Argetuese ajo pjese i te qenit i pari qe ka bere te luajne te gjithe te huajt. Ajo qe ben me te lumtur publikun: nese eshte kupa, nese eshte Triplete, vazhdueshmeria e ketyre skudetove. Nje gje qe me ben krenar eshte Inter Campus. Dikush ka deshire te shkelqeje dhe eshte e drejte ta beje. Dhe eshte e drejte te vazhdoje ta beje”.

ME KOKEN LART- “E shikon futbollin si objekt per te shprehur gjerat e bukura qe ke brenda. Mund te besh edhe gabime por mund te krijosh edhe gjera te bukura. Mendoj qe eshte nje menyre per tu shprehur, per te kuptuar ate qe duan tifozet. Qe nuk eshte vetem lojtari i madhe, qe eshte dicka normale dhe e drejte. Por shume here do nje shenje nga shoqeria, nje fare sjellje. Kryesoren Interi ka ate qe eshte shume ndryshe nga te tjerat, menyren e te ndjerit i pranishem. Cdo tifoz ndjehete pjesmarres, si nje president edhe eshte e drejte keshtu. Me te tille tifoze duhet gjithmone te keshe nje lloj marke dhe keshtu duhet. Me kujtohet qe ne fillim me thane: mos bli lojtare me ngjyre sepse ketu ka ultras. Dhe une pikerisht per te provokuar bleva Ince. Dhe pergjigja e publikut? Fantastike. Ince ishte nje nga me te adhuruarit. Te arrish te kuptosh tifozin eshte dicka qe Interi e ka bere gjithmone si kunder shoqerive te tjere”.

MIRENJOHJE NGA NJEREZIT- “Sigurisht qe po. Tifozet kane qene gjithmone te dashur, te kuptueshem. Kur kane protestuar kane patur te drejte. Nuk kam patur asnjehere asnje problem ne raport me tifozet. Pronesia e nje skuadre futbolli eshte e tyrja. Pastaj ka njerez qe vijne kalimthi, por ata qe kane ne dore shoqerine, mbeshtetje dhe i jep gjalleri jane tifozet”.

NDJENJAT- “Nostalgji? Sinqerisht ne 1995 e kam ndjere si nje gezim por edhe si pergjegjesi. Ka patur edhe momente te veshtira, na eshte dashure te perballemi edhe me disa male te bukura. Kur e do shume dike detyrohesh ta mendosh. Mendon per gjithcka si dicka frikshmerisht interesante. Nuk kam te drejten per te thene: tani vazhdoj gjithmone une. Interi ka nje histori te veten prestigjoze qe duhet ta vazhdoje. Me duket e drejte qe te hapesh krahun edhe mos ndihesh gjithmone protagonist”.

IDEJA THOHIR- “Kur lindi si ide? Pas Tripletes beme nje vit te mire, ndryshuam trajner dhe kush erdhi kishte pak bezdisje te kujtonte ate qe kishim bere. Dhe ne duhet te shtireshim sikur e kishim harruar. Mund te kisha bere edhe zgjedhje te gabuara sic edhe ka ndodhur por kam menduar qe duhet te shikoja perreth. Edhe pse nuk eshte e lehte per te menaxhuar nje skuader futbolli. Kishte kontrata te firmosura por nuk u konkretizuan por ngeli ideja per te gjetur nje ortak. Keta zoterinj jane entuziaste, kane nje treg te dukshem qe mund te zhvillohet marka Inter qe eshte edhe nje e mire per shoqerine”.

AKOMA PRESIDENT- “Duke pare qe kam patur nje rol me pergjegjesi eshte e veshtire te marr persiper role te tjera. Ata, me shume xhentilese, me kerkojne te ri dhe vazhdojne te ma kerkojne. Te shohim cdo te ndodhe. Keta zoterinj mendojne se un mund te jem i nevojshem. Por per cdo kend qe do te jete president duhet te beje eksperiencen e tij, humbet, fitohet. Nje president duhet te tregoje eksperiencen e tij. Ndryshimin me te tjeret eshte se keta jetojne larg Italise. Ky eshte motivi qe e kerkojne kete pjesemarrje. Nese do ndihem i lirshem, duke respektuar edhe strukturen e re te shoqerise, do te shohim. Edhe ne jete, cdo dite ne futbollin italian, edhe ne blerjen e lojtareve. Ata e kuptojne qe kjo eshte nje shoqeri ndryshe nga ajo amerikane, ka miliona tifoze, nuk jan as budallenj kuptohet. Per kete e trajtojne shoqerine me delikates dhe eshte e drejte qe Interi te trajtohet me delikatese. Nuk dua te jem une ai qe do e vere ne veshtirese dhe ndoshta duhet t’i bindem tifozeve(qe duan te rrije president kuptohet)”.

TURNEU- “Nisi gjithcka nga aty? Te ngelet ne memorie entuziasmi. Kur ndodhi afrimi i ketyre zoterinjve me erdhi ne mendje ai afrimitet. Ka peshuar si kujtim pozitiv i nje vendi ku kishte shume entuziasem. Dhe kjo ndihmoi keta persona per te bere kesi lloj investimi”.

PODIUMI I TROFEVE- “Per te qene pak snob do e vendosja Kupen e Kampioneve me poshte. Champions Leaguen qe e kemi fituar ne Madrid e ndjenim qe e kishim fituar para se ta luanim, ishim shume te qete, te sigurt qe do te fitonim. Ndersa vuajtja ne Siena me ate top ne minuten e fundit… Duhet te them qe kampionati i fituar ne Parma me Mancinin ishte shume i bukur. Kam pare golat qe beri Ibrahimovic ne ndeshjet e fundit: nje spektakel. Ai kampionat ishte fantastik, nje kenaqesi e pafundme. Edhe kupa e pare e Italise, kunder Milanit qe kishte humbur ne Stamboll, konsiderohet pothuajse nje Champions. Qetesia e te gjitha ndjenjave erdhi me Champions Leaguen, ishte konfirmimi i nje force natyrore”.

THOHIR- “Jane pershtypje se si e kame pare ne tavolinen e punes edhe si mik. Me eshte dukur alegro dhe jo person i serte. Tendencialisht alegro si karakter, te jep simpati. Dhe sigurisht ambicioz dhe eshte shume mire per ate qe e pret shoqerine. Pastaj eshte punetor i madh, nga mengjesi ne darke eshte duke punuar. Eshte nje person energjik. Ka shum sens per shoqerine, duket person i kuptueshem. Ka dy ortake qe jane shok pre 25 vitesh. I kam njohur, jane secili te ndryshem nga tjetri por shume interesante. Eshte nje grup qe kam pershtypjen qe do te jape shume. Veshtiresia e tyre me e madhe eshte qe jetojne larg por e kuptojne kete gje. Dhe per kete jane te kujdesshem. Nuk duan te jene te bezdisshem, nuk duan te tregohen prepotente. Cdo here me merr dhe me thote: nuk jam sic me kane pershkruar. Eshte nje njeri i thjeshte dhe do qe njerezit ta kuptojne. Do te njohue tifozet, nuk ka perjetuar 50 vjet histori por duke bere presidnetin behesh shpejt tifoz sepse eshte e tille vuajtja qe te ben supertifoz e jo me tifoz”.

SHOQERI E RE- “Pjesa qe me ka pelqyer me shume eshte qe kerkojne te kuptojne tifozet e Interit se cfare duan dhe kjo eshte gjeja me e mire. Ne Angli jane ruset, amerikanet, orientalet. Vijne nga shtete te ndryshem. Atje eshte dicka qe ka marre forme, po rritet me nje pjese te mire profesionistesh qe punojne per hesapin e tyre. Ketu eshte dicka e re, vetem Roma eshte e huaj po pati nje histori krejt ndryshe. Dua te nis nje pergezim ne favor te personave qe punojne ne shoqeri. Jane energjik, me eksperience dhe jane interiste. Kjo nuk sherben per te vene etiketa, sherben qe muzika te funksionoje gjithmone ne te njejten menyre. Perpos presidentit publiku Interist eshte gjithmone i njejte. Personat ne shoqeri dine te punojne mire. Me pas kushdo qe te vije do te kete preferencat e tij eshte normale. Por nuk mendoj qe do te kene qellim per te bere revolucion sepse eshte nje rrezik”.

ORTAKE ITALIANE- “Nuk eshte e thjeshte per tu gjetur, nuk kam kerkuar sepse nese dikush eshte i interesuar behet i gjalle. Jashe vendit eshte nje avantazh qe per mendimin tim nuk harxhon kohe duke kerkuar tregun sepse ta sjellin ata. Keshtu qe fiton kohe. Pastaj ishte krenaria qe emri Inter ishte i dashur ne keto vende te largeta. Kam degjuar qe ne Indonezi jane te cmendur per kete aventure te re. Nuk eshte se i humbet tifozet italiane, por rritet numri i tifozeve ne bote. Ortake italiane, ne kete moment eshte shume e veshtire. Te vazhdosh i vetem? Mendoj qe e kam bere kohen time. Nuk e bera per veten time, e bera per tifozet. Besoj se ka nevoje per njerez te rinj, emra te rinj, ide te reja”.

RONALDO- “Ajo ishte nje ide e re. Te gjitha shoqerite e forta nuk e kishin konsideruar, nuk besonin se mund ta merrnin. Konsiderohej nje blerje e pamundur. Prandaj cuditerisht nuk kishte konkurrence. Shifra ishte shume e larte, por e kemi shitur dyfish. Dhe si sponsor dhe per te gjitha te tjerat, kemi fituar shume. Ka qene nje nga operacionet me te mira qe kemi bere, nje operacion i shkelqyer edhe per shoqerine.

MESSI- “E shikoja ne televizion dhe thoja: ky eshte shume i forte. Here pas here kujtohet dhe me dergon fanellen e autografuar. Jemi munduar te merrnim Messin por sinqerisht ishte shume i lidhur me Barcelonen sepse i kishte qendruar prane kur ishte jo mire.”

SHOQERITE E TJERA DO TE BEJNE SI INTER?- “Nuk dua te mesojme asgje. Por mendoj se investimet e huaja ne Itali nuk kane asgje te keqe. Nuk te marrin asgje. Nese shkon mire edhe ti mund te riblesh ose te besh te njejten gje jashte Italise.”

BATUTA- “Djali im me ka thene para disa ditesh: kam degjuar qe ke blere 30% te Interit.”

INTERI NE FUSHE- “Ne tre ndeshjet e fundit nuk kemi patur shume fat por Mazzarri ka bere shume eksperience. Edhe ai duhet ta gjeje veten pak nga pak. E ben shume shpejt, eshte shume i vleresuar nga lojtaret. Eshte nje punetor fenomental, u qendron prane lojtareve nga mengjesi deri ne mbremje. Do te ishte me mire te kishim fituar, por nese duhet te ndodhte kjo periudhe pa fat, me mire tani. E rendesishme eshte te mos kemi demtime qe zgjaten shume. Lojtaret me eksperience, nese jane mire, jane shume te vlefshem.”

SENATORET- “Publiku i Interit adhuron lojtaret qe kane fituar Tripleten. Sidomos tani qe nuk po fitojme, kupton cfare do te thote ajo fitore. Dhe ata qe kemi ne mund te japin akoma shume. Nuk eshte e thjeshte ti zevendesosh. Mund te jesh xheloz per levizjet qe ben Milito. Zanetti eshte fantastik, mora vesh qe sot ka filluar stervitjen. Eshte e pabesueshme: mendoja se do kishte nevoje per 2 ose 3 muaj te tjere, por eshte pothuajse gati. Pastaj jane te gjithe shume te lidhur me Interin ne 100%. Cambiasso eshte nje shembull i profesionalitetit dhe seriozitetit. Samuel pastaj… do te japin gjithcka shume dhe do jene shume te vlefshem. Na duhen.”

MAZARRI- “Eshte pjese e menyres te tij te hape nje dialog me lojtaret. Nje njeri shume i vlefshem ne kete aspekt. Mendoj se do dije te konkretizoje gjithcka me paraqitjet qe do na bejne te lumtur.”

VERONA- “Mendoj qe i ka cuditur te gjithe me kete fillim kampionati. Nuk eshte e thjeshte te gjesh nje skuader qe ka ate vazhdimesi duke ardhur nga Seria B. Ka te drejte Mandorlini qe po kenaqet me momentin, pastaj me Interin mund edhe te humbe dhe nuk ka asnje problem (qesh). Nese ai mendon keshtu, une jam shume dakord.”

ITURBE- “Iturbe me pelqen? Eshte nga ata qe kam lexuar se po e ndjekim Qe nga emri duket nje premtim. Iturbe eshte si Wallace, eshte ne huazim me te drejte blerjeje me nje shifer te larte. Ai qe do na bashkohet do te jete Botta, qe ketu mund te beje shume mire. Eshte lojtar i shkelqyer.”

DJEMTE- “Me behet qejfi qe flasin per Interin ashtu si une. Eshte nje shenje vazhdimesie qe nuk di si shprehet, por tregon sigurisht vazhdimesi. Kush e ka marre me keq shitjen? Sigurisht bashkeshortja ime, sepse ajo ka nje tip konstruktiv qe mendon gjithmone se mund te behet nje hap me shume. Edhe Bedy nuk eshte shume e lumtur por eshte e mire, dhe nuk thote gjera qe te me merzitin. Djemte e mi e ndjekin me shume pergjegjesi situaten.”

TRAJNERI- “Mendoja gjithmone qe eshte nje profesion i veshtire, une qe kam hequr disa. Por e kam veshtire te flas per ceshtje taktike. E majta ime? Dihet qe eshte shume e forte. Me mire se Corso? Mund te perballeshim me njeri tjetrin.”

SKUADRAT E MORATTIT- Presidentit i kerkohet te zgjedhe 11 lojtaret me te mire, dhe ja si pergjigjet: “Do te hiqja 2 skuadra, ate te babait tim dhe ate te Tripletes. Nuk do te mund te hiqja asnje nga keta lojtare nga kjo njembedhjeteshe, do te ishte antipatike. Ata jane gjithmone tek me te miret, prandaj kete skuader po e bejme duke i perjashtuar keta. Atehere, ne porte Zenga, sepse sic thashe perjashtojme Sartin (portieri i Grande Inter ne vitet 60) dhe fenomenalin Julio Cesar. Lojtare krahu do thoja Brehme dhe Roberto Carlos. Nuk eshte e thjeshte te vendosesh mbrojtes, por po them ne qender Bergomi, Passarella dhe Cordoba. Matthaus e Ince duhet ti vendos, dhe Ince e kam shume qejf. Pastaj tre sulmuesit: Ronaldo normal qe do jete aty, Ibrahimovic pa dyshim dhe pastaj… vendosim edhe Recoben, te gjithe e dine pasionin per te… (qesh).”

KONKLUZION- “Interi ka historine e tij dhe do e kete gjithmone, nje histori shume te bukur. Ne do te vazhdojme ta dashurojme dhe ti duam te miren. Jam une, qe ne kete pike, edhe pse duhet te vazhdoj te punoj, jam shume mirenjohes per te shkuaren. Duket dicka e cuditshme, por si te pershendet nje tifoz nuk te pershendet askush. Sepse ka brenda te njejten gje qe ke ti. Edhe ne momente te veshtira si 5 maji, mbeshtetja e tifozeve ishte themelore. Une duhet te perulem dhe ti falenderoj, jam absolutisht debitor per keta tifoze dhe per dashurine e tyre.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.