Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 26, 2021

Scroll to top

Top

186 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moriero: “Sonte fiton Interi, Spalletti di t’i pregadit ndeshjet. Ceccarini? Me ka bere te…”

Moriero: “Sonte fiton Interi, Spalletti di t’i pregadit ndeshjet. Ceccarini? Me ka bere te…”
Bujar Berishaj

“Ronaldo-Iuliano? Ishte penallti, jam i bindur sic eshte pjesa me e madhe e njerzve”.

“Kam lexuar qe arbitri Ceccarini ka thene qe nuk ishte penallti por faull ne favor te Iulianos. Kjo gje me ka bere te zemerohem akoma me shume. Nje arbiter mund te gaboj, por nese pas 20 vitesh nuk pranon gabimin e tij do te thote qe e ka pare vertete ashtu”.

Gjate intervistes per Tuttomercatoweb, Francesco Moriero, ish-lojtar zikalter, ka treguar edhe reagimin qe do te kishte nese do te takonte Ceccarinin, arbitrin e asaj ndeshje.

“Do t’i kerkoja shpjegim per dinamiken, si mund te ishte faull per Iulianon nese topin e kishte Ronaldo?”.

Duke kaluar te aktualiteti, Moriero flet keshtu per ndeshjen e sotme: “Juve duhet te zbres ne nje stadium plot me interist dhe te tregoj qe eshte skuadra qe ka fituar shume ne vitet e fundit”.

“Por Interi eshte ne rritje. Zikalterit duhet te futen ne kater vendet e para, Juve duhet te kthjellet pas humbjes me Napolin. Fiton Interi. E kam para syve qe tani se si do te jete San Siro sonte”.

“Spalletti eshte nje trajner qe di t’i pregadit ndeshjet. Nese Interi mposht Juven dhe kthehet ne mesin e kater ekipeve te para ne klasifikim do te ishte dicka fantastike”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.