Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,439 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Motra e Gabigol nuk permbahet: “Koha tek Interi per ne ka qene nje ferr. Vellain tim atje e bene me…”

Motra e Gabigol nuk permbahet: “Koha tek Interi per ne ka qene nje ferr. Vellain tim atje e bene me…”
Inter Club Staff

Gabriel Barbosa me sa duket ka vuajtur edhe nga depresioni gjate kohes qe ka kaluar ne Milano, qytet ku u transferua ne 2016 pas blerjes se kartonit te tij tek Santos nga ana e Interit.

Kete gje e ka treguar diten e sotme Dhiovanna Barbosa, motra e Gabigol, e cila ne nje interviste per Rede TV ka thene vertete fjale te renda.

“Kur ai kthehej ne shtepi pas stervitjeve shkonte direkt ne dhomen e tij. Ka qene nje moment shume i veshtire.”

“Ishte bere anemik dhe ra edhe ne depresion – kujton influencerja braziliane -. Ne ate moment as nuk po flisnim shume.”

“Une bashke me prinderit i kemi provuar te gjitha per ti folur, por ai izolonte veten. Ka qene faza me e veshtire e jetes time, nje ferr i vertete. Ka qene keshtu per te gjithe ne shtepi.”

Pavarsisht ketij kujtimi te keq qe lidhet me Europen, Dhiovanna nuk e fsheh se vellai i saj mund te tentoje edhe nje aventure te re ne Kontinentin e Vjeter edhe njehere.

“Ai deshiron qe ta beje te funksionoje gjeja. Ne kete moment eshte e veshtire jeta te Flamengo? Cdo lojtar kalon momente ashtu-keshtu.”

“Jane momente kur nuk del goli por vellai im ka fushen jeten e tij. Ne futboll duhen gjykuar njembedhjete lojtare, jo vetem nje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.