Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

396 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Motra e Nainggolan: “Radja eshte i karikuar, do te jap gjithcka per Interin! Tani me Spallettin…”

Motra e Nainggolan: “Radja eshte i karikuar, do te jap gjithcka per Interin! Tani me Spallettin…”
Bujar Berishaj

Radja Nainggolan ka qene goditja e madhe e Interit kete ne merkato, me belgun qe u largua nga Roma per te ardhur ne Milano.

Mesfushori belg ka nje moter binjake, Riana Nainggolan e cila gjithashtu eshte nje futbolldashese. Ne rubriken “Fuorigioco” te Gazzetta dello Sport ajo ka folur per kalimin e vellaut binjak te Interi dhe per karrieren e saj.

“Me 90% do te luaj me Vis Fondi, ne futbollin me 5 lojtare. Une dhe Radja luanim futboll qe te vegjel, pasi ktheheshim nga shkolla menjehere dilnim jashte me topin”, e nis ajo intervisten e saj.

“Tani eshte Boterori dhe kam pare pothuajse te gjitha ndeshje, me zemren e ndare me Brazilit dhe Belgjikes (ajo ka nje te dashur nga Rio de Janeiro). Por te shoh Belgjiken pa Radjan me dhemb. E meritonte te ishte aty per ate qe ka bere me Romen. Isha e sigurt qe do te shkonte dhe me ka ardhur shume keq”, ka thene ajo kur ka folur per Kupen e Botes dhe mos grumbullimin e Radja me Belgjiken.

Pastaj motra binjake e Radja Nainggolan ka folur edhe per kalimin nga Roma te Interi duke thene se eshte e sigurt qe do te bej mire me fanellen zikalter:

“Me vjen keq por e di qe do te jete shume mire ne Milano, edhe pse ketu ishim afer njeri-tjetrit. Ishte gjithcka perfekte. Ai deshironte te qendronte por e di qe do te bej mire, do te jap gjithcka edhe ne Milano”.

Ajo pastaj flet edhe per mundesine qe Interi te fitoj kampionatin, me skuadren qe duket me e mira pas asaj te Tripletes:

“Shpresojme, une besoj. Edhe Radja eshte i karikuar, mezi po pres qe te filloj neser. Interi ka nje skuader te mire qe mund t’i bej keq Juves dhe te tjerave. Radja shkon ne fushe gjithmone per te fituar. Ishte i tille qe prej femije”.

Ne fund ajo flet edhe per raportin me trajnerin Luciano Spalletti: “Besimi i trajnerit edhe gjeja me e rendesishme per nje lojtar. Dhe pastaj me Spallettin ai mund te luaj aty ku i pelqen”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.