
Motta: “Tripleta? Mourinho dhe Eto’o, ju tregoj piken e ktheses: nje dite ne stervitje…”
Thiago Motta do te largohet nga futbolli ne fund te sezonit.
Ish-mesfushori i Interit te Tripletes ka dhene nje interviste te gjate per Gazzetta dello Sport duke pershkruar karrieren e tij me disa tregime interesante.
Nje prej tyre eshte edhe Tripleta, me mesfushorin italo-brazilian qe tregon se kur ekipi e kuptoj se mund te fitonte Champions Leaguen por edhe nje prapaskene interesante.
“Kuptuam se mund te fitonim Championsin pas eliminimit te Chelseat te Ancelottit. Por pika e vertete e ktheses ishte ne janar, pas Kupes se Afrikes ne nje situate mes Mourinhos dhe Eto’os”, tregon ai.
“Mourinho e qortoj ate (Eto’o) para te gjithe neve se nuk po bente mjaftueshem. E dini cfare beri ai? Filloi te luante edhe si mbrojtes krahu! Barcelona? Nje vuajtje t’i sfidosh ne gjysmefinale”.